Bollino: E kam paditur Berishën
tani shpifjet t'i faktojë në Gjykatë

28 Janar 2017, 08:03| Përditesimi:

  • Share
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për gazetarin e “Familjes”, Çlirim Peka, ka folur edhe për situatën e medias në Shqipëri. Siç citon “Tema.net” Berisha ka sulmuar ashpër gazetarin Carlo Bollino, duke e akuzuar atë për lidhje kriminale.

“Unë jam përpjekur të jem i hapur ndaj mediave, të krijoj hapësira. Nuk kam demonizuar, natyrisht ka segmente mafioze nga më kriminalet në media. Kjo është e njohur. Po marrë një shembull. Kur unë sulmoja, po marrë Bolinon unë, dilte që gazeta e tij ishte e lidhur me Sacra Corona Unita. Dilnin artikuj njëri pas tjetrit. Tani, a mund të lejoj unë që Bolino të përdorte imunitetin e gazetarit, që ishte dobësia më e madhe? Natyrisht do i thoja”, ka deklaruar Sali Berisha.

Gazetari Carlo Bollino ka reaguar pas kësaj akuze të rëndë të artikuluar nga Sali Berisha. Bollino është shprehur se ai për këto akuza e ka paditur në gjyq ish-kryeministrin, ndaj tani ai nëse ka bindjen se ato që thotë janë të vërteta mund ti faktojë para drejtësisë shqiptare.

“Për këto akuza të përsëritura disa herë unë e kam hedhur në gjyq zotin Sali Berisha. Tani ai ka mundësinë për të faktuar shpifjet para gjykatës”, ka deklaruar gazetari Carlo Bollino.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?