Bollgur me salçiçe dhe vezë omletë nga zonja Albana

16 Prill, 12:04| Përditesimi: 16 Prill, 12:05

  • Share

Bollgur me salçiçe dhe vezë omletë

Përbërësit:

  • 2 gota bollgur
  • 1 pako e vogël salçiçe
  • 3 vezë
  • 1 karrotë
  • 1 qepë e thatë
  • 2 qepë të njoma
  • 1 degë selino
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • Gjalpë

Përgatitja:

Rrahim vezët, shtojmë salçiçet dhe i bëjmë omletë të copëtuar. Ziejmë bollgurin në ujë të bollshëm, më pas e kullojmë. Në tiganin ku bëmë vezët kaurdisim qepën e grirë, shtojmë karrotën e prerë në kubikë sikurse dhe selinonë. Shtojmë ujë dhe i lëmë perimet të gatuhen. Më pas shtojmë bollgurin dhe erëzat. Në fund rregullojmë shijen me erëzat, qepët e njoma dhe majdanozin dhe shtojmë omletën me salçiçe.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?