‘Boll fole se të nxorra jashtë’, Rama acarohet me kryebashkiaken: Ça janë këto muhabete, pse i flet atij? (VIDEO)

23 Korrik 2022, 12:30| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 15:30

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama është bezdisur nga e folura e e njërës prej kryebashkiakeve të pranishme. Teksa po mbante fjalën kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama është nervozuar me bisedën me zë të ulët të kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, me një koleg të saj.

Ndërkohë që Balilaj po fliste me zë të ulët, Rama i ka tërhequr vëmendjen që të ndalojë së bëri muhabet, ndërsa e paralajmëroi se do e nxirrte jashtë.

“Ça janë këto muhabete, pse i flet atij?! Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. Jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani, boll!”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Gati plani për kursim, energjia me orar! Të mësojmë të jetojmë në kohë të vështira! Do ketë shkurtim punonjësish


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?