Bora Zemani dhe Donald Veshaj

‘Boll e fshehe’, Donald Veshaj konfirmon për herë të parë bashkimin me Borën?

4 Qershor 2022, 09:46| Përditesimi: 4 Qershor 2022, 09:48

  • Share

“Boll e fshehe”- i tha reperi Gjiko, Donald Veshajt , referuar ribashkimit të tij me Bora Zemanin.

Reperi Gjiko ishte i ftuar në puntatën e fundit të “Më lër të flas” dhe në përfundim të emisionit, ai konfirmoi edhe ribashkimin e Donald Veshajt dhe Bora Zemanin.

Ndërsa po zhvillonin një sfidë me ‘freestyle’, në përfundim të lojës Gjiko i drejtohet Donaldit duke i thënë se (ribashkimin me Borën) “e kanë marrë vesh të gjithë.”

“Boll e fshehe se e kanë marrë vesh të gjithë. Thirre Borën, marr edhe Elitën edhe dalim double date (takim çfit)”- u shpreh Gjiko. Nga ana tjetër Donaldi preferoi të mos flasë, duke mos pohuar apo mohur, megjithatë reagimi i tij dhe i Romeos duke qeshur mjaftuan që të vijë edhe konfirmimi i ribashkimit të çiftit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?