Nelson Hysa

Boksieri Nelson Hysa renditet i 35-ti në botë

30 Nëntor 2023, 17:07| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 17:08

  • Share

Boksieri shkodran, Nelson Hysa renditet në vendin e 35-të në botë. Fitorja e fundit në datën 28 nëntor në Tiranë kundër Deivis Casseres ka bërë që shqiptari i cili garon në kategorinë WBC në peshën mbi 90 kilogramë, të ngjitet në renditje.

Fitorja e fundit ishte e dyta në harkun e dhjetë ditëve për Hysën, që mundi po këtë muaj në datën 18 nëntor Viktor Chvarkou, duke e çuar në 13 numrin e fitoreve në karrierë, 11 nga të cilat me Knock Out.

Forma e Hysës është për t'u vlerësuar, me boksierin që vetëm një vit e gjysmë më parë nisi karrierën profesioniste në peshat e rënda të WBC. 13 fitore radhazi për Hysën, që në dhjetor synon edhe dy suksese në Frankfurt dhe Londër.

Renditja

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?