Leo Messi, Canelo Alvarez

Boksieri i njohur meksikan kërcënon Messin pas ndeshjes me Meksikën: Bën mirë t'i lutet Zotit që të mos e gjej

28 Nëntor 2022, 14:47| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 14:55

  • Share

Superylli i boksit Canelo Alvarez ka akuzuar Lionel Messin për fyerje të Meksikës pasi Argjentina fitoi ndeshjen e saj në Kupën e Botës 2-0 të shtunën. Sulmuesi i Paris Saint-Germain shënoi një gol të shkëlqyer për t'i vendosur Albicelestes në rrugën e tyre drejt një fitoreje vendimtare pasi humbën ndeshjen e tyre të parë 2-1 ndaj Japonisë.

Argjentina tregoi festimet e saj në dhomën e zhveshjes në rrjetet sociale pas ndeshjes. Por pamjet e shfaqura zemëruan tifozët e Meksikës.  Pamjet treguan një fanellë të Meksikës në dysheme, përballë vendit ku ishte ulur Messi dhe sulmuesi argjentinas e kapi fanellën meksikane me këmbën e tij gjatë momentit që ulej pas festimeve me bashkëlojtarët e tij.

Dhe kjo e zemëroi boksierin e njohur Canelo Alvarez i cili tha se Messi kishte treguar mungesë respekti duke e shkelur fanellën e Meksikës në dysheme, raportojnë mediat e huaja

“A e keni parë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë. Më mirë t'i lutet Zotit që të mos e gjej. Ashtu siç unë respektoj Argjentinën, ju duhet të respektoni Meksikën! Nuk po flas për vendin, po flas për Messin”- shkroi Canelo.

Argjentinës i duhej fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për përparim nga grupi i saj dhe Messi ishte i entuziazmuar me fitoren.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?