Përplasja e dy stafeve

Boks/ Konferenca e shtypit përfundon mes grushtave, sherr masiv mes stafeve të Nate Diaz dhe Jake Paul (VIDEO)

5 Gusht 2023, 14:03| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 14:05

  • Share

SHBA - Sot më 5 gusht në Teksas do të zhvillohet sfida e boksit mes Nate Diaz dhe Jake Paul. I pari është një nga ikonat e arteve marciale mikse, që në moshën 38-vjeçare do të debutojë në ring. Ndërsa i dyti është një personazh i njohur i YouTube, teksa numëron 6 fitore e 1 humbje në boks.

Dy personazhe gjithnjë shkaktojnë kaos dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe edhe në sfidën që do të zhvillohet sot. Takimi i fundit "ballë për ballë" zhvilluar para fansave ishte një "show" i denjë për dy luftëtarët edhe pse nuk u përfshinë direkt, por stafet e tyre.

Dy boksierët debatuan për gati dy minuta duke qëndruar gati një metër larg njëri-tjetrit, ndërsa sapo kthyer shpinën ka nisur sherri. Stafet e dy luftëtarëve u kapën keq mes tyre, ku nuk munguan grushtat.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?