Jurgen Uldedaj

BOKS/ Jurgen Uldedaj kampion bote në kategorinë IBO

11 Shkurt, 15:55
  • Share

Në sallën e legjendave te boksit profesionist “York Hall” në Londër, mbrëmjen e djeshme u zhvillua ndeshja e boksit për titullin IBO Mesdhetar mes kampionit shqiptar Jurgen Uldedaj dhe Frenck Mendy.

Sportisti kuqezi Jurgen Uldedaj u shpall kampion bote në versionin IBO Mediterranean. Boksieri shqiptar mposhti John Franck Mendyn në një ndeshje me dhjetë raunde.

Në fund të dhjetë raundve boksieri i talentuar lezhjan e ka fituar duelin me pikë. Kjo ishte fitorja e 16 në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka patur me "K.O.", ndërsa numëron vetëm një humbje.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?