‘Mjekësia’ një muaj bojkot! Studentët vijojnë protestën në zyrën e Rektoratit: Mos firmosni pa folur ‘Kushtetuta’

27 Tetor 2023, 10:07| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 15:19

  • Share

Pas një muaj bojkot të procesit mësimor, studentët e Mjekësisë shkuan fizikisht në zyrën e rektorit Arben Gjata për të marrë reagimin e shumëkërkuar nga ata.

Rektorin nuk e gjetën, por ata bllokuan me ngjitës derën e zyrës së tij duke mbishkruar: Duam zgjidhje rektor i Ministrisë së Turpit.

Më herët studentët i vendosën 7 ditë ultimatum rektorit për të reaguar ndaj këtyre 3 kërkesave, por ende pa asnjë përgjgjie nëse do të kenë mbështetjen e rektoratit.

Studentët kërkojnë mbështetje publike nga Gjata, kërkojnë mos u paraqitet asnjë kontratë derisa Gjykata Kushtetuese të japë vendimin final dhe pedagogët të mos ushtrojnë presion.

Studentët thanë se bojkoti i tyre nuk do të ndalet derisa ligji i cili i detyron ata të punojnë 2-5 vite në Shqipëri të shfuqizohet.

Kërkesa e studentëve të Mjekësisë:

I nderuar Z. Rektor,

Siç jeni në dijeni, ne studentët e degës Mjekësi e Përgjithshme jemi prej tri javësh në bojkot të procesit mësimor të vitit akademik 2023-2024. Lëvizja jonë ka përfshirë protesta, bojkotin dhe tashmë nisjen e ndjekjes ligjore në Gjykatën Kushtetuese me qëllim shfuqizimin e ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e studimit të ciklit të dytë ‘Mjekësi e Përgjithshme’  në institucionet publike të arsmit të lartë”.

Në këtë situatë ne kërkojmë mbështetjen tuaj si titullar i UMT si më poshtë vijon:

1.Deklarimin tuaj publik se Universiteti nuk do të na paraqesë asnjë kontratë në zbatim të ligjit nr 60/2023 deri në përfundim të shqyrtimit të padisë sonë nga GjK.

2.Deklarimin tuaj publik se Universiteti dhe Ju personalisht jeni në krah të studentëve dhe na mbështesni në lëvizjen tonë.

3.Marrjen e masave për të mos lejuar pedagogët të ushtrojnë presion të çdo forme ndaj studentëve me qëllim detyrimin për ndalimin e bojkotit.

Nisur nga situata jonë emergjente, keni kohë të na ktheni përgjigje mbi kërkesat e mësipërme deri të premten, më datë 27 tetor 2023.

Në rast të një mosreagimi nga ana Juaj do të jemi të detyruar të intensifikojmë lëvizjen tonë me marrjen e masave përshkallëzuese.

Me respekt,

Përfaqësuesit e studentëve:

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 28/10/2023 15:18

    PAGUANI SI DUHET NESE NUK DONI TE RRINI NE VENDIN TUAJ PATRIOTE PA ATDHE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?