'Bojkoti deri diku ia arriti qëllimit', ish-sekretari i FSHF-së: Çështja u përdor politikisht, Liga s'ka kompetenca për të qenë e tillë

2 Nëntor 2020, 14:35| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 15:57

  • Share

Ish-sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit Eduart Prodani shprehet se bojkoti i Ligës Profesioniste që ndaloi për tre muaj futbollin deri diku ia arriti qëllimit. Për Report Tv prodani thotë se masa që mori Liga ishte e gabuar, ndërsa e pati të vështirë të reflektonte nga kërkesa që i bëri qeveria.

“Për hirë të vërtetës nuk e prisja të zgjaste kaq shumë, por edhe nuk i surprizuar për mënyrën se si mbaroi. Ndoshta kjo kohë e zgjatur shërbeu që t’ja arrijnë ndopak qëllimit. Mënyra se si po fillon është e sigurtë që qeveria do t’i marrë parasysh. Në fakt qeveria që në fillim ka deklaruar se ndërprisni bojkotin se do të merremi me këtë punë.”

Bojkoti i futbollit sipas Prodanit u përdor edhe politikisht nga anëtarë të Ligës Profesioniste.

“Futbolli nuk duhet të përdoret si instrument për të arritur qëllime të tjera. Kjo e dëmton shumë dhe kjo nuk është një këmbungulje e ime.”

Zgjidhjen e ngërçit Prodani ia atribuon Federatës Shqiptare të Futbolllit dhe jo Ligës Profesioniste, e cila sipas tij nuk ka kompetenca për të qenë e tillë.

“A përfitoi Liga nga futbolli apo futbolli nga Liga?

Liga nuk ekziston. Nuk ka ligë sepse nuk mjafton të mblidhen disa klube dhe të formojnë një ligë. Liga funskion kur ajo ka kompetenca për organizimin. Liga është e pandashme nga kompetencat për organizimin e garës dhe nga të drejtat tregtare.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?