Anëtarët e Vetëvendosjes në Tiranë me firmat

Boiken Abazi mbledh firmat si kandidat e pavarur, i dërgon në KQZ

26 Shkurt 2021, 17:49| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 17:51

  • Share

Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, ka mbledhur firmat e nevojshme që i duhen një kandidati të pavarur për të marrë pjesë në zgjedhje. Ditën e sotme në KQZ janë dorëzuar 3765 nënshkrime në mbështetje të kandidatit Boiken Abazi, ndërkohë që më 8 mars përfundon afati i regjistrimit të kandidatëve të pavarur për zgjedhjet e 25 prillit.

"Sot, 10 ditë para afatit, një dërgatë prej dhjetë vetash, anëtarë të komitetit nismëtar, përfaqësues e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Shqipëria e Kosova dorëzuan në KQZ dosjet me nënshkrimet mbështetëse të 3765 qytetarëve të qarkut Tiranë për zyrtarizimin e kandidaturës së Boiken Abazit si kandidat nga zgjedhësit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Mbështetja kaq e madhe prej qytetarëve nga bashkitë e qarkut Tiranë (Tirana, Kamza, Vora, Kavaja e Rrogozhina) nga shumë lagje e fshatra, na jep zemër për fushatën që na pret. Me idealet më të sinqerta për kombin e shoqërinë tonë, për drejtësi e zhvillim ekonomik, do të vazhdojmë aktivitete gjithnjë e më intensive. Falënderojmë nga zemra gratë e burrat që na kanë dhënë mbështetjen për kandidimin e   Boiken Abazi", shkruan Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë.

Ndërkohë që në ditët në vijim Vetëvendosje shprehet se do të mbledh firmat edhe për dy kandidatë e tjerë të saj Iliaz Shehut në Lezhë dhe Kreshnik Merxhanit  në Gjirokastër, që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Komento

Komente

  • Tirona: 26/02/2021 17:57

    Duhet te verifikohen firmat se mduket jane transportuar nga Kosova

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?