Boçi takohet me banorët e Elbasanit: Ju shtrëngoj dorën për të nisur rrugën e zgjidhjeve për problematikat e mbartura

25 Prill 2023, 09:58| Përditesimi: 25 Prill 2023, 10:15

  • Share

1682409833_3428836946091157612595178321308687276539916n.jpg

Kandidati i koalicionit opozitar për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi është takuar me banorët e qytetit duke thënë se ka qenë i privilegjuar që u mbështet nga ata kur u bë pjesë e Parlamentit.

Në një postim në Facebook, thotë se ka ardhur koha të shtrëngojë dorën e qytetarëve për të nisur rrugëtimin e dhënieve të zgjidhjeve.

“Në këtë rrugëtim partneritetin e vetëm dua ta kem me ju

Kam qenë i privilegjuar të kem qenë i mbështetur me votë për 4 mandate parlamentare nga ju. E kam ndjerë gjithnjë detyrimin për të bërë më shumë për nevojat bazike të mënyrës se si jetohet në qytet.

Nga foltorja e Parlamentit kam ngritur zërin kurdo që kam folur për ju, për ajrin tonë, për varfërinë e skajshme, për abuzimet e panumërta me taksat tona, për vrasjen e shpresës, për largimin e të rinjve, për mungesën e punësimit.

Sot ka ardhur koha që t'iu shtrëngoj dorën për ta nisur bashkë rrugëtimin që i jep zgjidhje të thjeshta problematikave të mbartura nga ata që s’e deshën dhe s’e duan Elbasanin tonë! “, shkroi Boçi.


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Kandidatët për Bashkitë e vendeve në terren, Sako: Jemi për barazi sociale, ndërtojmë 52 rrugë! Boçi: Do bëj më shumë për nevojat tuaja


A.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?