Luciano Boçi

Boçi i përgjigjet Ramës për programin e Arsimit: Është si boja e flokëve të ministreshave të PS-së

16 Mars 2021, 21:47| Përditesimi: 16 Mars 2021, 21:53

  • Share

‘Programi i PS-së për Arsimin është si boja e flokëve të ministreshave’, kështu e ka krahasuar kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Elbasan, Luciano Boci, programin e socialistëve për arsimin.

Boci në një postim në rrjetet sociale, nënvizon se Rama nuk ka se çfarë të premtojë, për arsimin totalisht të dështuar dhe i fut një të përsëritur të vetes në dritën e mësimeve të “Bozos”.

Më tej ish-deputeti i PD-së thekson se ajo për të cilën janë shquar dhe shquhen ministreshat e tij të arsimit, është parukëzimi i shpeshtë i tyre, sapo i del mashtrimi i ngjyrës dhe se këtë bëri dhe Rama bashkë me to dhe njëherë tjetër.

Postimi i plotë: Programi PS për arsimin si boja e flokëve të ministreshave. Rama nuk ka se çfarë të premtojë për arsimin totalisht të dështuar dhe i fut një të përsëritur të vetes në dritën e mësimeve të “Bozos”. Ende pa u tharë, programit i doli boja!

Ajo për të cilën janë shquar dhe shquhen ministreshat e tij të arsimit, është parukëzimi i shpeshtë i tyre, sapo i del mashtrimi i ngjyrës. Këtë bëri dhe Rama bashkë me to dhe njëherë tjetër. Rama përsëriti atë që ka përsëritur e mashtruar gjithmonë.

Ndryshoi vetëm nuanca e ngjyrës! Asgjë për klasat kolektive e braktisjen masive. Asgjë për edukimin. Asgjë për diskriminimin arsimor. Asgjë për dinjitetin e mësuesit. Asgjë për financimin që duhet rritur. Asgjë për autonominë universitare. Asgjë për pedagogët. Asgjë për studentët. Asgjë për tarifat e kripura. Asgjë për kërkimin e zeruar shkencor.

Vetëm ca klishe e gënjeshtra të vjetra me sintaksë të re. Asgjë fare, përveç risisë së detyrimit të arsimtarëve që të sjellin lista me votues për PS në emër të depolitizimit.

Dështimi spektakolar në Arsim, nuk mbulohet dot me recitimin përmendësh të njëjtave gjëra e me ngallavitje mbi bojën e dikurshme. Më 25 prill, balloja me parrukëzime e me maska e Ramës për Arsimin, bie!

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e Partisë Socialiste për arsimin, ku theksoi se një nga premtimet për mandatin e tretë do të jetë futja e anglishte si gjuhë e huaj në klasë të parë. Me programin e PS-së, Rama premtoi po ashtu kurse personale për të gjithë nxënësit nga mësuesit e shkollave, por nën monitorimin e Drejtorisë Arsimore duke i ndihmuar kështu të gjithë fëmijët të cilët mund të mbeten pas me mësimet nga shpjegimi në klasa.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobo: 17/03/2021 08:34

    Jo po pse nuk thua, që është si boja e flokëve të Lulit tuaj!!

    Përgjigju
  • dulja: 17/03/2021 05:04

    ee pere anekdoda e pere fjale boshe jeni te paret ju se pere vepra ta hani m,,,n ikni nga Hllanda e sabotoni se me 19 prrille do hapen negociatat se pere gje tjetere nuke jeni

    Përgjigju
  • Demokrati: 17/03/2021 04:47

    S'ka turp ky delenxhi qe merret me ngjyren e flokeve te femrave?Le te merret me gruan e vet, ose me tè jēmen. Plehra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?