Çështja 'McGonigal' 'bashkon' 2 PD-të, dorëzohet kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor! Firmosin 44 deputetë (bashkë me 2 firmat e Luan Baçit)

3 Shkurt 2023, 11:17| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 12:25

  • Share

TIRANË- Çështja e McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama kanë 'bashkuar' pjesërisht dy kampet e Partisë Demokratike. Me firmën e 42 deputetëve, plus (2 firmat e Luan Bacit) opozita ka kërkuar ngritjen e një komision hetimor që do të verifikojë kontaktet dhe marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me ish agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal. Nuk dihet nëse kjo do ta penalizojë, por 2 firmat e Laun Baçit, do t'i vendosin në 'siklet' demokratët gjatë momentit të shqyrtimit të kërkesës nga Byroja e Kuvendit.

Komisioni hetimor do të verifikojë edhe “nxitjen, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, ryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.

Kërkesën e ka dorëzuar sot zyrtarisht në kryesinë e Kuvendit, deputeti Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi. Nga kryesi Boçi u shpreh se Rama e ka detyrim ligjor dhe kushtetues që të japë llogari para Kuvendit në lidhje me çështjen.

‘Kemi dorëzuar kërkesën për 44 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Rama-McGonigal. Me këtë komision do ta nxjerrim Ramën nga kamarja ku është fshehur, pasi që e dini shumë mirë që kryeministri nuk pranon as interpelancë, as mocion me debat, as vjen të japë shpjegime në parlament, por në mënyrë të çuditshme del nga frengjia e Skype-s dhe mundohet të justifikohet. Jo vetëm Komisioni do ta nxjerrë nga kamarja, por do ta nxjerrë edhe protesta e datës 11. Ndërkohë që, e dimë shumë mirë që ka një paralajmërim nga kreu i grupit parlamentar të PS për mospranimin e Komisionit Hetimor, nën justifikimin që nuk di sesi t’ia vë epitetin fëminor, apo budallallëk ligjor, pasi pretendon që ky Komisionet do të ndryshohet. Ndërkohë rregullorja e përcakton qartë në nenin 25, kur ¼ e deputetëve kërkojnë ngritjen e një komisioni është detyrë e Kuvendit ta pranojë komisionin.

Është refuzuar komisioni po prej Edi Ramës për çështjen e çarterave, dhe pretendimet dolën hapur. Rama ka shfrytëzuar dhe ka harxhuar paratë e taksapaguesve 20 milionë euro, pasi dolën faktet në media. Megjithatë ai nuk prano iqë të vijë në komision. Nuk do të shpetojë kësaj radhe. Nuk mundet që Rama të fshihet përsëri. Do vijë në Komision Hetimor si Çeço dhe do të përgjigjet para këtij komisioni. Paralelisht jeni njoftuar që Kongresi Amerikan ka ngritur një komision të tillë hetimor dhe ka kërkuar nga FBI të gjitha informacionet e detajuara për këtë çështje McGonigal, përfshirë edhe Ramën, sepdse është edhe akuza e dytë që bëhet në aktakuzën e Grand Jurisë. Dhe njëkohësisht, ky komision i yni do i marrë të gjitha detajet dhe do të kërkojë nga kryeministri të gjitha takimet dhe pjesët e duhura për të zbardhur të gjithë skandalin e përpjekjes së Ramës për të korruptuar institucionet e sigurisë amerikane me qëllim goditjen e sistemit politik në Shqipëri, goditjen e pluralizmit, eleminimin e opozitës.

I pyetur nëse ka sinjale për bashkimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit, Boçi tha se këto janë sinjale dhe shprehin dëshirën politike që ato të jenë bashkë.

‘Sigurisht, këto janë sinjale dhe shprehin atë dëshirën politike për të qenë bashkë pjesë e refleksionit të instiktit politik për të qenë një në luftën përballë tij që konsiderohet dhe kundërshtari ynë i përbashkët. Ne duam që raste të tilla të bashkëpunimit të jenë në vijëmësi, pasi në PD ka mendime të ndryshme, por nuk ka qëllime të ndryshme. Qëllimi ynë është i qartë e deri frontale me këtë mazhoranzë arrogante e cila si vërtetohet dhe faktohet kërkon të eleminojë pluralizmin në sistemin demokratik. Është detyra jonë dhe e çdo deputeti, çdo opozitari dhe qytetari që të mbrojë vlerat politike, vlerat e sistemit të mbrojë demokracinë.’- tha Boçi.

Takimet e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së me kryeministrin Edi Rama, janë përdorur si ‘arsenal’ sulmesh nga opozita, të cilët e kanë akuzuar në bllok atë se ka lobuar përmes zyrtarit të FBI-së kundër saj. Por fotot që qarkullojnë tregojnë se McGonigal kishte lidhje edhe me Partinë Demokratike që aq ashpër akuzon qeverinë.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 03/02/2023 12:57

    Do u beni ju minjte e PD komision hetimor drejtesise Amerikane !

    Përgjigju
  • Pjeter: 03/02/2023 12:45

    Atij agjentit serb Fazlliç qe ishte present ne ç'do mbledhje te sigurise kombetare shqiptare, do i hedhim na nje sy??apo vari lesht!!Po per rublat e Partise se dhjere, do na beni te mundur te kuotojme se ku i gjeti Luluja gjith ato para??

    Përgjigju
  • Sifi: 03/02/2023 12:27

    Luc po te perdor Saliu duke qene se je njeriu me I paperluer dhe me I paster qe ka PD .Komisioni hetimi NUK duhet te ngrihet s3 drejtesia amerikane NUK ka hetim per Ramen .Komisioni e kerkoñ Saliu vetem per tevmbul7ar gjygjin qe po I agron.aLucvmosvu boj pi's se ne zgjedhje elbasanll njte NUK do ta falin.Ruj personaitetin.Mazhoranca kurre nuk duhet te plotesoj teket e non grates .Bej gati revolucionin se do te marresh pergjigjen e shumices se shqiptareve

    Përgjigju
  • Gjergj: 03/02/2023 11:52

    Edhe sikur Rama tè bèjè atè mè tè keqen, atè qè se paskèsh bèrè kèrrkush mè parè , nè dèm tè shqiptarève,,,,,,kur si "akuzues", dalin fytyrat e Boçit, Vokshit, Mulit apo kujtdo tjetèr nga ky grup keqbèrèsish tè organizuar,,,,Rama del "i pafajshèm". Jo jo, nuk èshtè vetèm kundèrshtimi civil ndaj njè grupimi politik. Èshtè NEVERIA pèr kètè deformim patologjik tè njè grupi qè nuk kanè as ndèrgjegje dhe as format qytetar. Kanè vrarè dhe prerè shqiptarè,,,dhe mendojnè se shqiptarèt qènkan leshko dhe harrojnè.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?