Spitali i Elbasanit

Boçi denoncon situatën në spitalin e Elbasanit: Janë pezulluar operacionet! Rrezikohet shërbimi i urgjencës, njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat elementare

18 Janar 2023, 12:23| Përditesimi: 18 Janar 2023, 12:27

  • Share

Deputeti i PD, Luciano Boçi ka denoncuar situatën në spitalin rajonal të Elbasanit duke thënë se janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara.

Sipas tij, rrezikohet edhe shërbimi i urgjencës pasi nuk ka materiale e mjete mjekësore deri te garza e lekoplast.

Teksa akuzon Ramën për shfaqje, Boçi shkruan se situata ka degraduar dhe njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë.

“Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara. Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës.

Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e lekoplast. Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë.

Njerëzit janë të pashpresë! Rama vazhdon shoën e radhës”, shkroi Boçi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?