Blushi ndan videon nga Vlora: E mbytur nga plehrat, PS u premtoi qëytetarëve se do e pastrohet, por harruan premtimet

16 Tetor 2022, 10:33| Përditesimi: 16 Tetor 2022, 14:36

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar ndotjen nga mbeturinat në Vlorë. Blushi ka publikuar një video në në zonën e ish-Fabrikës të Çimentos, e cila është e mbuluar me plehra. Blushi thotë s ekjo tregon sesi qeveria dhe pushteti vendor i ‘Rilindjes’ kanë braktisur qytetarët.

Blushi thotë se në vitin 2021, PS u premtoi qytetarëve të kësaj lagjeje që do pastrohet nga mbetjet, por ky premtim sipas tij është harruar.

“Vlora është përmbytur nga plehrat si kurrë më parë. Situata skandaloze në zonën e ish-Fabrikës të Çimentos, rreth 1 km larg Lungomares dhe 4 km larg Bashkisë, është një dëshmi e përçmimit dhe e braktisjes së qytetarëve nga Qeveria dhe pushteti vendor i “Rilindjes".

Më 5 prill 2021, Damian Gjiknuri në emër të Edi Ramës u premtoi familjeve të kësaj lagjeje pastrim nga mbeturinat, rrugë të asfaltuara, kanalizime dhe investime moderne në infrastrukturë. Premtimet sot janë harruar dhe situata nuk ka nevojë për komente.

Kapja 100% e bashkive dhe e këshillave bashkiakë nga Edi Rama, do të kishte me patjetër këto pasoja. Rikthimi i pashmangshëm i opozitës në Bashkinë e Vlorës dhe në të gjitha bashkitë e Shqipërisë do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të qytetarëve”, shkruan Blushi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 16/10/2022 17:47

    O Blushi ik ha ndonj lavrak se keto jane ruge qe skane lidhje me vloren po shiko ndonje gje tjeter me ate kusar qe mbrone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?