Tedi Blushi

Blushi denoncon: Nënkryetarja e bashkisë së Vlorës kërcënon punonjësit që të marrin pjesë në takimet e Ramës, prokuroria të reagojë!

18 Nëntor 2022, 15:47| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 15:51

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar disa mesazhe të nënkryetarës së bashkisë Vlorë, Aulona Veizi drejtuar punonjësve të administratës publike të cilëve u kërkon të jenë të pranishëm në takimin me kryeministrin Edi Rama.

Blushi ka kërkuar reagim nga prokuroria, pasi sipas tij, Veizi ka kërcënuar punonjësit e administratës publike me shkarkim nga detyra nëse nuk merrnin pjesë në takimin e kryeministrit në sallën e pallatit të Kulturës në Vlorë.

“Kërcënimi i punonjësve të administratës publike për të marrë pjesë me detyrim në takimet e Edi Ramës, duke i paralajmëruar me "mbajtje përgjegjësie" (nënkupto shkarkim nga detyra), është një vepër shumë e dënueshme penale.

Prokuroria duhet të reagojë menjëherë ndaj Nënkryetares së Bashkisë së Vlorës, Aulona Veizi dhe ta procedojë penalisht për këtë krim të shëmtuar për llogari dhe me urdhër të Edi Ramës. Duke u solidarizuar me punonjësit e administratës publike u bëjmë thirrje të mos frikësohen, të zbatojnë me përpikmëri vetëm ligjin dhe statusin e tyre, si dhe të refuzojnë pjesëmarrjen me pahir në mitingjet mashtruese të Edi Ramës.

Partia e Lirisë dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë do të jenë gjithmonë në mbrojtje të lirive, të drejtave të tyre dhe të zbatimit të ligjit.

Modeli shtypës i qeverisë së Edi Ramës është në largim! Ora e llogaridhënies po afron!”-shkruan Blushi në facebook.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leli & Co: 18/11/2022 22:25

    Tedi Blushi, Dritan Leli, Ilir Meta, i ka bashkuar ideali i legenllekut. Bravo Dritan, dhe kete here spiunove si je mesuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?