Donald Trump, ish president i SHBA-ve

‘Bloomberg’: Nëse Trump zgjidhet si president i SHBA-ve, do t’i përshpejtojë negociatat me Rusinë për ndalimin e luftës në Ukrainë

15 Shkurt, 16:06| Përditesimi: 15 Shkurt, 16:25

  • Share

Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe këshilltarët e tij, duke i paraprirë edhe rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, po punojnë të angazhuar që të përshpejtojnë afatin kohor të mbylljes me sukses të negociatave për mbarimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, raporton Bloomberg.

Sipas burimeve, stafi i Trump planifikon të përdorë 2 pista negociatash: në Ukrainë, me kërcënimin për ndërprerje të ndihmave amerikane: nga ana tjetër, do të përpiqen të ulin Rusinë në tavolinë për bisedime, duke e kërcënuar që nëse Rusia s’pranon, ndihmat për Ukrainën do të vazhdojnë. Sipas burimeve, stafi i tij që përfshin edhe Robert O’Brien dhe Larry Kudlow, po punon për të ashpërsuar sanksionet ndaj Bankës Qëndrore Ruse.

Në artikullin e 'Bloomberg' shton se sidoqoftë për momentin s’ka asgjë konkrete dhe as rusët e as ukrainasit nuk janë kontaktuar, sepse kjo gjë do të ishte dhunim i Logan Act, ligj që ndalon qytetarët të veprojnë në fushën e politikës së jashtme si përfaqësues të Shteteve të Bashkuara.

Më tej raportohet se Trump dhe ekipi i tij po diskutojnë mundësinë e një NATO-je me dy nivele: një marrëveshje në të cilën Artikulli 5 (angazhimi që një sulm ndaj një anëtari të aleancës konsiderohet sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare) do të aplikohej vetëm ndaj shteteve të cilat e përmbushin kuotën prej 2 % të GDP-së të shpenzimeve ushtarake për mbrojtje.

Kur u pyet për këto zëra që qarkullojnë, të publikuara nga Bloomberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vuri në dukje se Artikulli 5 është një element kyç i NATO-s.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?