Kuvendi i Shqipërisë

Bllokuan foltoren dhe krijuan kaos në Kuvend, PS kërkesë Nikollës për përjashtimin e 8 deputetëve të PD

6 Shkurt 2023, 15:02| Përditesimi: 6 Shkurt 2023, 15:36

  • Share

Partia Socialiste i ka bërë një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ku i kërkon përjashtimin e 10 deputetëve të Partisë Demokratike të cilët bllokuan pak ditë më parë foltoren e Kuvendit. Partia Socialiste kërkon përjashtimin nga seanca plenare për 10 ditë të Luçiano Boçit, Ina Zhupës, Albana Vokshit, Luan Baçit, Tritan Shehut, Ervin Salianjit, Gazment Bardhit dhe Bledion Nallbatit.

Në kërkesën e firmosur nga 8 deputetë të Partisë Socialiste, theksohet se 6 deputetë kanë bllokuar faltoren, ndërsa Gazmend Bardhi e Bledion Nallbati, sipas arsyetimit socialistëve, kanë artikuluar fjalë fyese ndaj kryetares së Kuvendit dhe kanë përdorur mjete të palejuara me qëllim krimin e zhurmës në Kuvend.

‘Deputetët Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Ervin Salianji në mënyrë të koordinuar mes njëri-tjetrit bllokuan foltoren e Kuvendit përgjatë gjithë kohës së zhvillimit të seancës, duke bërë të pamundur që deputetët të merrnin fjalën, si ç ishte parashikuar në rendin e ditës.

Deputetë Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati në mënyrë të përsëritur kanë artikuluar fjalë fyese ndaj kryetares së Kuvendit dhe kanë përdorur mjete të palejuara me qëllim krijimin e zhurmës dhe bllokimin e punës së Kuvendit.

Edhe pas tërheqjes së vëmendjes dhe dhënies së vërejtjes nga drejtuesja e seancës, deputetët e sipërcituar vazhduan të pengonin zhvillimin e rregullt të seancës plenare, duke mbajtur të zaptuar foltoren.’- theksohet në kërkesën e PS-së.

Kërkesa do të shqyrtohet të mërkurën nga Sekretariati i Etikës që do të mblidhet ditën e mërkurë në orën 10:00. Seancën e kaluar plenare, Kuvendi u përfshi nga një situatë kaotike për shkak të 'protestës' së deputetëve të PD-së të cilët nuk lejuan zhvillimin e diskutimeve. Kjo pasi Kuvendi, rrëzoi kërkesën e deputetëve të Berishës për të përfshirë në rendin e ditës së sotme kërkesën për mocion me debat, e ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt refuzoi që të vazhdonin interpelancën me të deleguarën e Ramës, Elisa Spiropali.

Kërkesa e PS për përjashtimin e 8 deputetëve të PD

Kërkesa e PS për përjashtimin e 8 deputetëve të PD

Kërkesa e PS për përjashtimin e 8 deputetëve të PD

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roni: 06/02/2023 18:27

    Gjithe budallenj jane keto te pd

    Përgjigju
  • Toni: 06/02/2023 18:27

    Ato te pd duhet te zhduken krejt

    Përgjigju
  • Fran Kola: 06/02/2023 16:59

    Po Salehun perse nuk e perjashtuat si morr,,,,,,

    Përgjigju
  • titi: 06/02/2023 16:50

    kto jan palaco te pd jo deputet

    Përgjigju
  • Lori: 06/02/2023 16:19

    Turp te kene,se vetem per zhurme jane e asgje tjeter.

    Përgjigju
  • Notknow: 06/02/2023 16:18

    Si sdinte te rrespektojn pak kto te vegjlit e PD

    Përgjigju
  • Goni: 06/02/2023 16:18

    Vec per zhurm jan kto mizat e pd

    Përgjigju
  • Kejsi: 06/02/2023 16:17

    Te perjashtohen te mesojne qe sjane te selia e pds ku bejne ca te duan.

    Përgjigju
  • Poli: 06/02/2023 16:11

    Ketyre foli sa te duash.Ata nuk degjojne.Vetem Sali Berishen njohin

    Përgjigju
  • VLORA1: 06/02/2023 15:59

    Saliu e dha orientimin per te bllokuar parlamentin cdo seance.Ai vetem keto metoda njef dhe trushkulurit e tij i shkojne nga pas me verberi.I perjashtoni legenat dhe parlamenti te funksionoje normalisht.Me mire djepi bosh se sa shejtani brenda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?