Fatos Alimadhi

Bllokoi llogaritë bankare të familjarëve të një personi që kishte për shkak të kredisë, lirohet përmbaruesi Fatos Alimadhi! Gjykata: Prokuroria të hetojë skemën

17 Prill 2022, 11:36| Përditesimi: 18 Prill 2022, 10:28

  • Share

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka liruar nga qelia përmbaruesin Fatos  Alimadhi. Përmbaruesi Alimadhi u arrestua dy ditë më parë, pas kallëzimit të një shtetaseje për bllokimin e llogarisë bankare padrejtësisht.

Gjykata ka thënë se prokuroria duhet të hetojë për skemën e përmbaruesit si dhe te verifikohet kallëzimi i qytetares. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv kredia është marrë në një bankë të nivelit të dytë dhe më pas është shitur tek një tjetër institucion financiar mikro kredie. Rezulton se kredia është marrë 10 vite më parë dhe kredia e marrë duhej shlyer me siguracionin e jetës. Në ambientet e gjykatës ishte i pranishëm edhe vëllai i tëe arrestuarit, ish-deputeti Adriatik Alimadhi.

Fatos Alimadhi, 54 vjeç, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi kjo është hera e tij e 3-të që arrestohet. Me firmën e tij të përmbarimit ‘Alimadhi SHPK’, ai është arrestuar edhe në 2015 dhe 2018 pikërisht për mashtrim duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash. 

Por, si arriti të zbardhë këtë skemë krimi ekonomik i Policisë së Tiranës? Historia e ka zanafillën rreth 15 vite më parë. Burime nga policia bëjnë me dije se një person mori në një bankë të nivelit të dytë 380 mijë euro kredi për blerjen e një vile luksoze në autostradën Tiranë-Durrës, e cila ishte në pronësi të ish-presidentit të klubit të futbollit Partizanit, Albert Xhani.

Por pak kohë pasi mori kredi, qytetari humbi jetën aksidentalisht, duke lënë pa shlyer kredinë në bankë. Në këtë rast, këstet e kredisë janë bërë për vite me radhë nga siguracioni i jetës së tij duke shlyer përfundimisht shumën e marrë nga i ndjeri. Ndërsa vila e blerë u shits nga familjarët tek një person i tretë.

Sipas burimeve nga policia, kompania e përmbarimit në pronësi të Fatos Alimadhit, pretendoi se me përllogaritjet e tyre, nuk është janë shlyer rreth 100 mijë euro nga kredia dhe për këtë arsye, në kundërshtim me ligjin, dhe pa vënë në dijeni familjarët e viktimës, i kërkuan bankës së nivelit të dytë ngrirjen e llogarisë bankare të familjes së të ndjerit. Në momentin që kjo gjë është konstatuar nga familjarët, bënë kallëzimin në polici.

Në 2018, përmbaruesi Fatos Alimadhi u arrestuar pasi përfitoi 32.255 euro në lidhje me shitjen e një apartamenti duke shpërdoruar detyrën. Përmbaruesi Alimadhi akuzohej se shiti një apartamenti, ku në ankandin e dytë, në baze të ligjit duhet të shitej me vlerë 20% më i ulët se ankandi i pari, por ky apartament është shitur disa herë më ulët se kjo vlerë që para shikon ligji, duke bërë që ai të përfitonte shumën prej 32.255 euro. Në atë kohë Alimadhi iu shmang hetimit duke zhdukur dosjen përmbarimore. Edhe në 2015 Fatos Alimadhi është arrestuar për mashtrim me pasoja të rënda, pasi ka përvetësuar 4,5 milionë lekë të reja të disa shtetasve, të cilët kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Namiku: 17/04/2022 15:10

    Po si ka mundesi qe nuk ja heqin lishencen ketij bastardi..

    Përgjigju
    • Fiks: 17/04/2022 18:04

      Po nje pretje jane keto mo vllai vjedhin bashke e kur u plas ne dore e hane turpin me buke se neser prape do te vjedhin. I paska ngel sharra ne gozhde me kete qe paska pas leke se te blesh para 10 viteve vile 350K euro do thote sa paska qene me kellqe familja. Po ky tutkuni me moton kck si yzmeqar i rilindjes dhe sorrollopit te tyre majtas djathtas paska ngec me njerin. Ca u ne me ato permbarimoret qe merrni dhe shisnin blenin e benin presion familjareve e personave te kredive te kqija qe rrofhen nga patronazhistet, tatimet, dr transporteve, isshp etj. Nje m.. i madh u be ndaj bejne kesisoj keta kelysh. Shqiperia vendi ideal per hajdutet e kriminelet kush ka ngel ktu ska zgjidhje tjeter!

  • Toni: 17/04/2022 14:16

    Si ne kohen e fashizmit, ballistat merrnin me force pasurite e hallexhinjve.. dardha bie nen dardhe.

    Përgjigju
  • Agjenti: 17/04/2022 12:51

    Ishalla ta heqin koken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?