Foto ilustruese

Rikthehet e-Filing! Deklarimi i sigurimeve dhe tatimit në burim mund të bëhen pa problem

22 Prill, 17:35| Përditesimi: 22 Prill, 18:03

  • Share

Prej mëngjesit të ditës së sotme deri në orën 17:00 faqja e deklarimeve tatimore e sistemit e-Filing nuk funksionoi për shkak të rënies së sistemit. Më pas nga Drejtoria e Tatimeve u konfirmua se gjithçka është në rregull.   

Sot është afati i fundit i pagesave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe pagesës së tatimit në burim për subjektet përkatëse. Afati për deklarimin e tyre është jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, por meqë 20 Prill ishte e Shtunë, deklaratat kalojnë për dorëzim ditën e sotme, më dt. 22.04.2024.

Problemi

Një Kontabiliste e miratuar deklaroi për shqiptarja.com se nuk ka mundur të logohet në sistem normalisht, duke përdorur të dhënat e përdoruesit. Logimi mund të bëhet  sidoqoftë, vetëm nëpërmjet e-albania.

“Sistemi i tatimeve ka probleme ne logimin normal të tij. Pavarësisht se logohesh nëpërmjet e-albanias, metodës tjetër,  sistemi nuk ruan dhe nuk pranon deklaratat me afat deri më dt 22.04.2024. Sistemi nuk të lejon as të përdorësh 'Cështjet e Mia", opsion i nevojshëm për ngritjen  e çështjeve që lidhen me aktivitetin e biznesit. Ndërsa shumë subjekte po paguajnë detyrimet tatimore duke shfrytëzuar kodet e muajve të kaluar, në rend rritës, për të shmangur kamatvonesa të mundshme':-bën ditur ajo. 

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u tha se shkak është rënia e sistemit.

Sistemimi ndaj tatimpaguesve iu kthye funksionalitetit në orën 17:00. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?