Të gjitha gomonet e skafet në Vlorë e Himarë në Triport , Report Tv sjell pamjet! Drejtori i kufirit: Verifikim dokumentacionit

5 Gusht 2022, 17:26| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 17:30

  • Share

Forca të shumta të policisë kufitare të Vlorës dhe repartit special "Delta Forca" kanë dalë në aksion për bllokimin e mjeteve lundruese. 'Report Tv' ka arritur të xhirojë pamjet brenda repartit special " "Delta Force" në Radhimë. Janë 10 jetski dhe 5 gomone të bllokuara brenda dy ditëve.

Oficerët thanë se këto mjete lundruese janë kapur duke kryer manovra të rrezikshme, në shkelje të rregullave të sigurisë në det. Me kameran e Report TV zhvendosemi në stacionin e policisë kufitare të Triportit, ku mbahen për verifikim 33 gomone e skafe si dhe 4 jetski.

Drejtori i ri i Policisë së Kufirit në Vlorë Eduart Sulejmani tha në bisede telefonike se asnjë mjet lundrues nuk do qarkullojë derisa të kryhet verifikimi i dokumentacionit. Sipas tij, mjetet lundruese që përdoren për qëllime turistike apo private duhet të kenë një sërë dokumentesh që nga licenca e deri tek NIPT-i. Në varësi të shkeljeve pritet të merren masa nga gjoba deri në bllokimin e mjetit lundrues.

Kontrollet e Policisë Kufitare janë shtrirë në vijën bregdetare të jugut pas ngjarjes tragjike të Himarës, ku oficeri i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjecaren Jonada Avdia teksa lahej në det. 

Përpos Triportit dhe Delta Forca, një tjeter pikë bllokimi është ngritur dhe në Porto Palermo të Himarës.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?