VIDEO/ Bllokohen 7 turistë të huaj në Kanionin e Langaricës në Përmet, shpëtohen nga policia

12 Qershor 2023, 16:00| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 16:50

  • Share

Shtatë turistë të huaj që eksploronin zonën e Përmetit mbetën disa orë të bllokuar në "Kanionin e Langaricës" për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumë.

Policia në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe anëtarët e federatës “Rafting Albania”  bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.

Ata janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.

'Në "Kanioni i Langaricës", 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe anëtarët e federatës shqiptare “Rafting Albania”, kanë kontrolluar zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës.   

Falë punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar. Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar punonjësit e Policisë dhe shërbimet e tjera që i erdhën në ndihmë në kohë rekord.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?