Kapet rreth 100 kg kokainë në një konteiner bananesh në Tiranë, 2 të ndaluar! Droga nga Ekuadori, u la në portin e Durrësit prej 3 ditësh

30 Dhjetor 2021, 20:25| Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 21:52

  • Share

TIRANË- Një sasi prej rreth 100 kg kokaine është kapur ditën e sotme në Tiranë. Report Tv mëson se kjo sasi kokaine ka qëndruar në portin e Durrësit në një kontenier me banane prej gati tre ditësh dhe ka qenë nën vëzhgimin e policisë përgjatë gjithë kësaj kohe.

Uniformat blu në bashkëpunim me agjentë të SPAK kanë ndjekur të gjithë itinerarin e drogës, ku nga porti i Durrësit ka shkuar në urën e Beshirit në Vaqarr, ku dhe Policia ka ndërhyrë duke ndaluar 2 persona dhe sekuestruar sasinë e drogës.

Nuk dihet ende identiteti i 2 personave të ndaluar, roli i tyre si edhe kompania e bananeve ku ishte fshehur kjo sasi kokaine. Ky operacion është në vijim, e ndërsa priten të mësohen të tjera detaje në vijim. Sasi droge në konteinerët me banane është tashmë një skemë e njohur për uniformat blu. Hera e fundit që është kapur kokainë në Portin e Durrësit është ajo në konteineret e kompanisë Alba Exotic Fruit, kompani që i është gjetur plot 5 herë drogë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 31/12/2021 06:04

    "Agjente" te SPAK??? Mos tallni bizhdilen kaq rendshem tani.

    Përgjigju
  • arbert: 31/12/2021 05:40

    Qesharake kur kujtoj se deri ne vitin1990 ne shqiptaret i kishim pare vetem ne tv bananet ,kot si ndalonte Enveri!!!Tani kur thone banane te vjen ne mend vetem kokaina!

    Përgjigju
  • 10 milion €: 30/12/2021 20:54

    Ska njeri ti thote atyre boll mos çoni me Se me kane arrestu! Ato vazhdojne sipas rregullit linjen e perhershme, se kane problem me dergu mall pa lek, Se kujtojne se si humb gje, Po se kuptojne qe i kane kap kto shefat dhe sdo marrin lek.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?