Kronikë

Nisin fluturimet esenciale në Rinas, Xhafaj: Krizë e sajuar politikisht për të futur vendin në terr! Po punohet me kontrollorë të huaj, kush s'u përfshi në këtë grevë të rinisë punën

8 Prill 2021, 18:53| Përditesimi: 9 Prill 2021, 11:01

  • Share

Zv.ministri i Infrastrukturës, Etjen Xhafaj tha se greva e kontrollorëve të trafikut ajror është tërësisht politike, aspak normale dhe që ka cenuar rëndë jo vetëm sigurinë kombëtare por edhe imazhin e vendit duke e kthyer atë në një vend qesharak dhe aspak të besueshëm në sytë e partnerëve, pasi vetëm këtu ndodhin melodrama të tilla. Në një intervistë për Report Tv, Xhafaj tha se nga nesër gjithçka në aeroportin e Rinasit do të kthehet në normalitet dhe do të nisin edhe fluturimet e aviacionit civil, ndërsa sot nisën fluturimet esenciale.

Për Xhafajn e gjithë ky inskenim që shkaktoi një problematikë ekstreme është me prapavijë politike dhe se përgjegjësit do të përballen me ligjin.

"Ka pasur një problematikë ekstreme të shkaktuar nga greva e jashtëligjshme e kontrollorëve dhe përben një cenim të sigurisë kombëtare. Do të jemi kthim në normalitet dhe kjo është një krizë e krijuar për qëllime të caktuara politike dhe kjo është jo normale dhe duhet të angazhohen organet e hetimit. Pak para zgjedhjeve vendi është çuar në prag të humnerës për arsye politike. Në vijim do të shfaqim fakte të reja për të treguar se është një krizë e sajuar. Nga nesër në mëngjes nisin fluturimet edhe aviacioni civil. Në lidhje me ekonominë dhe marrëdhëniet me partnerët është bërë  një dëm i madh dhe i përsëritur që është kthyer në një melodramë qesharake për vendin tonë", tha Xhafaj.

Ai madje u bëri thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që nuk janë përfshirë në këtë inskenim që të marrin përgjegjësitë që u takojnë në punë dhe të rinisin aktivitetin normal të Kullës të Kontrollit, ndërsa shtoi se aktualisht kulla është vënë në puna nga kontrollorë të huaj, por pa specifikuar kombësinë e tyre.

"Ata që nuk janë të përfshirë në këtë inskenim të marrin përgjegjësinë e punës dhe të kthehen për të rinisur aktivitetin normal të punës në Kullën e Kontrollit. Aktualisht ka kontrollorë të huaj dhe e gjithë procedura do të bëhet e qartë. Ka marrëveshje specifike mes vendeve të ndryshme për të mbuluar situata të tilla me kontrollorë ku vendet e tjera marrin përsipër për të ndihmuar partnerët e tyre për të zgjidhur krizat që krijohen. Kontrollorët e rinj janë të gjithë të certifikuar nga Eurocontrol pasi situata ka të bëjë me sigurinë kombëtare", tha Xhafaj.

Nga sot do të nisin fluturimet e esenciale në aeroportin e ndërkombëtar 'Nënë Tereza' që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore. Ndërkohë duke filluar që nga dita e nesërme situata në aeroportin e Rinasit do të kthehet në normalitet dhe do të rinisin fluturimet komerciale me udhëtarë.

Një ditë më parë aeroporti më i rëndësishëm në vend, 'Nënë Tereza' anuloi të gjitha fluturimet. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. Greva në këtë shërbim është e ndaluar me ligj pasi ka rëndësi jetike për qytetarët dhe sigurinë kombëtare dhe për këtë policia ka arrestuar  tre kontrollorë të trafikut ajror,  kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga AlbControll,si nxitës të bllokimit të punës në Rinas.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/04/2021 02:53

    Jam dakord qe duhen njerez me merita,por per momentin jemi //te zbuluar//,nuk mund t'i flakim ne rruge,sepse nuk kemi me ke t'i zevendesojme.Kjo eshte puna me e rrezikshme dhe me me pergjegjesi ne bote,pastaj vijne policia ,tansportuesit e nitroglicerines,mina e bomba cmontuesit dhe minatoret.Duhet kohe dhe resurse per te pergatitur kontrollore te trafikut ajror.Kur te hapen aeroportet e tjere,kjo do te mundesohet.por per momentin ,jane te pazevendesueshem.

    Përgjigju
  • Leli: 08/04/2021 21:17

    Te gjithe bordin dhe drejtuesit e aviacionit civil te qerohen. Dhe te vendosen njerez me merita. Jo me miqesi

    Përgjigju
  • Ruli: 08/04/2021 20:25

    Vete bejne emerime politike pa konkurse, e vete ankohen se u bejne greva politike. Si me Meten, vete e zgjodhen president per te na shpetuar nga.kriza, na thanw, e tani o burra ta heqim se na sjell kriza. Ec e merre vesh PS-ne.

    Përgjigju
  • Albcontroll: 08/04/2021 19:41

    Hiqini te gjithe,se edhe ata te nuk jane perfshire ne kete poshtersi nuk do i lene rehat ata qe iniciuan kete katrahure. Do beheni pishman me vone pse nuk i hoqet. Monika dhe iliri do i vene deri ne fund ketij maskaralleku, kane 30 vjet ne politiken e destabilizimit,kane trazuar Shqiperine jashte e brenda saj.

    Përgjigju
  • Namiku: 08/04/2021 19:08

    Bravo nipçe, keshtu te dua!!

    Përgjigju
    • Miku: 08/04/2021 20:27

      Po, po, pastaj kur te bejne gjyq, punonjesit perdorin keto deklaratat e nipces qe ti i thua bravo dhe fitojne. Si Rama me Bechetin. Gjithsesi, per djale eshte per ti heq kapelen, por ketu brsoj gaboi.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?