Peter Stano

Bllokimi i udhëtarëve nga Kosova, reagon zëdhënësi i BE-së: Serbia ka shkelur marrëveshjen, palët të zbatojnë detyrimet për dialog

17 Prill, 16:00| Përditesimi: 17 Prill, 16:06

  • Share

1707141176_peterstano.jpg

Zëdhënësi i BE për politikë të jashte dhe sigurinë ka reaguar për Radio Evropa e Lirë në lidhje me autobusët e Kosovës të bllokuar në kufi me Serbinë. 

“Ne jemi në dijeni për situatën dhe po e përcjellim për së afërmi. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar Stano.

Stano ka përsëritur thirrjen për të dyja palët që të respektojnë obligimet nga dialogu.

“Presim nga palët që në tërësi të zbatojnë detyrimet e tyre nga dialogu, të cilat janë obliguese dhe të vlefshme. Ne, po ashtu, presim nga palët që të sigurojnë një ambient të përshtatshëm për dialog në mënyrë që të shmanget çfarëdo veprimi i cili mund të rrezikoj sigurinë dhe stabilitetin“, ka shtuar ai.


Lajmi kryesor:

Serbia bllokoi për disa orë 300 qytetarë të Kosovës në kufi me Kroacinë dhe Hungarinë! Kurti: Po hakmerret për Këshillin e Evropës


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?