Elon Musk

Bllokimi i llogarive të gazetarëve që kritikonin ‘twitter’-in, BE paralajmëron sanksione ndaj Elon Musk! OKB: Precedent i rrezikshëm

16 Dhjetor 2022, 16:54| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 22:23

  • Share

BE-ja ka kërcënuar pronarin e Twitter, Elon Musk, me sanksione pasi disa gazetarëve që publikonin lajmet mbi kompaninë iu pezulluan papritmas llogaritë e tyre. Gazetarët e New York Times, CNN dhe Washington Post ishin në mesin e atyre të cilëve iu bllokuan llogaritë. OKB gjithashtu ka dënuar veprimin e Elon Musk, duke deklaruar se përbënte një precedent të rrezikshëm për mediat në gjithë botën.

Komisionerja e BE Vera Jourova tha se ligji i ri i shërbimeve dixhitale të BE-së kërkon "respektimin e lirisë së medias". Ministria e Jashtme gjermane paralajmëroi gjithashtu Twitter se "liria e shtypit nuk mund të ndizet dhe fiket sipas dëshirës".

Komisionerja Jourova tha se lajmi për pezullimin e gazetarëve në Twitter ishte "shqetësues".

"Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së kërkon respektimin e lirisë së medias dhe të drejtave themelore. Kjo përforcohet sipas Aktit tonë për Lirinë e Medias. Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe. Dhe sanksione, së shpejti"-tha ajo.

Musk shkroi në Twitter se llogaritë për të cilat shpërndanin informacione private për individët marrin një pezullim të përkohshëm shtatë-ditor.

Ora 22:16
Elon Musk bllokoi llogaritë e gazetarëve që e kritikonin, reagon OKB: Precedent i rrezikshëm, zërat e medias nuk duhet të heshtin

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim për pezullimin e llogarive të një grupi gazetarësh në Twitter. Reagimi erdhi pasi Bashkimi Europian paralajmëroi sanksione ndaj kompanisë së Elon Musk për bllokimin e llogarive të gazetarëve, duke argumentuar se platforma e kësaj medie sociale mund të binte në kundërshtim me rregulloret e ardhshme dixhitale.

Stephane Dujarric tha se zërat e medias nuk duhet të heshtin në një platformë që pretendonte se ishte një parajsë për lirinë e fjalës. “Ky veprim vendos një precedent të rrezikshëm në një kohë kur gazetarët në të gjithë botën po përballen me censurë, kërcënime fizike dhe akoma më keq,” u tha ai gazetarëve.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?