Bllokimi i Komisionit për Zgjedhoren, Valteri përplaset me Kthupin: Basha pa propozim konkret, ia fut kot sa herë zgjohet nga gjumi

19 Janar, 20:37| Përditesimi: 20 Janar, 07:23

  • Share

PD zyrtare i qëndron versionit se bllokimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore nga Gazment Bardhi dhe deputetët e Rithemelimit me në krye Flamur Nokën ishte skenar i parapërgatitur me PS.

Në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ish-deputeti Halit Valteri tha se propozimet e Bashës nuk janë konkrete. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi i listoi edhe njëherë katër propozimet kryesore të PD, të cilat siç tha ai i ka bërë edhe publike.

Valteri: Basha si çdolloj pune që ia fut kot që zgjohet më vonë nga gjumi nuk ka një propozim konkret.

Kthupi: Kemi propozime konkrete katër biles, janë të draftuara ia kemi dërguar të gjithë mediave.

Valteri: Enkelejdi tha se nuk shkoi se ishte Pazar me Ramën. Tani ndaje kishte frikë apo si...

Kthupi: Po të shikosh se çfarë ndodh, në komisionin e djeshëm ishte grada ndërkohë në komisionin e sotëm salla është bosh shkohet dhe pushtohet e nuk ka asnjë individ të gardës që të garantojë që salla të mos zihet.

Valteri: Flamuri ka filluar të flejë aty, ka shkuar që në gjashtë të mëngjesit. Se zgjohet Luli në 11 s’kemi çfarë ti bëmë.

Valteri: As këta të Ramës nuk e duan ndryshimin e sistemit zgjedhore. Ata do gjejnë lloj lloj atificash të gjithë bashkë për të mos pasur lista të hapura votën e emigrantëve. Një njeri që nuk jeton këtu e nuk punon s’duhet ta ketë. Nuk do ketë votime elektronik. 

Ora 21:08
'E kam partinë, jam në mazhorancë', Kthupi-Valterit: Hajdeni te Zgjedhorja e diskutoni! Ish-deputeti: E kam reformën, jam në rregull

 

Debatet për komisionin e Reformës Zgjedhore kanë vijuar edhe në “Studio Live” në Report Tv mes ish-deputeti Halit Valteri dhe përfaqësuesit ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi. 

Kthupi: Çohu nesër dhe bëj një parti tënden e sulmo Edi Ramën Lulzim Bashën, Berishën

Valteri: E kam partinë unë jam në rregull te partia. Kam marrë 58 mijë vota në 2023.

Kthupi: Në 2023? Të lumtë! Vazhdoni luftoni hajdeni në komision meqë jeni parti dhe diskutoni.

Valteri: Jam në rregull, e kam reformën. Jam në rregull me këtë reformë dhe sistem

Kthupi: Je në rregull me këtë reformë dhe sistem zgjedhor? Ti nuk qenke i shitur

Ora 20:51
‘Ika nga PD prej Lulit’, Kthupi-Valterit: Ndryshuat Kushtetutën me Ramën, do ta zhbëjmë

 

Ish-deputeti Halit Valteri dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi janë përballur me debate këtë pasdite në “Studio Live” në Report Tv, të ftuar përballë nga gazetari Arbër Hitaj.

Valteri: Unë kam ikur prej Lulit nga PD. Kam ikur herët jam shumë i kënaqur. Aty duhet të punosh për Erion Isufin.

Kthupi: Kur vjen puna për PD sa më dhemb mua s’të vjen ty. Sot fakti është që unë jam në PD ti je në pushtet me Ramën.

Valteri: Juve ju mundim, do t’u mundim sa herë... Ju nuk merrni vota për kryeplak. Na impononi që të ndryshojmë kodin zgjedhor

Kthupi: Ju jeni fitues, fituesi s’ka nevojë të imponohet.. Bëj zgjedhje tani, nesër a i bëni dot

Valteri: Na kanë mandatuar deri në 2025, njerëzit të bëjmë zgjedhje se do ti

Kthupi: Ti në 2021 me PS?

Valteri: Kam që në 2019 me PS

Kthupi: Ju jeni ata që bëtë ndryshimet kushtetuese

Valteri: Po, këtë duhet të ndryshosh ti

Kthupi: Do ta zhbëjmë mbajeni mend, këtu jemi. Me 7 do ta zhbëjmë.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?