Bllokimi i arrestimit të deputetëve,
Spaho-Ballës: PD nuk ka negociuar

18 Janar 2018, 14:27| Përditesimi:

  • Share
Edmond Spaho ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës, se nevojën e ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit e ka diskutuar edhe me kryetarin e grupit të PD. Ai e cilëson si gënjeshtër këtë deklaratë të Ballës, ndërsa shton se Partia Demokratike nuk ka bashkëpunuar, negociuar apo rënë dakord për këtë cështje me Partine Socialiste.

Taulant Balla deklaroi sot se për nevojën e ndryshimeve ka diskutuar edhe me kryetarin e grupit të PD, Spaho. “Nevojën për një rishikim të rregullores e kam ndarë me kolegun Spaho prej disa muajsh për ta ndryshuar në disa dimensione’ tha Balla, por Spaho e mohoi.

Partia Socialiste përmes një projektvendimi kërkon që të qartësojë rregullat, kushtet dhe procedurat për arrestimin e deputetëve, duke vënë si kusht paraqitjen e provave bindëse nga ana e prokurorisë. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar një projektvendim në Kuvend, për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e deputetëve apo ministrave, me kërkesë të Prokurorisë.

STATUSI I SPAHOS
Po lexoj ne lajme qe Taulant Balla paska thene qe per ndryshimin e Rregullores se Kuvendit ku kerkohet qe per arrestimin e deputeteve Prokuroria te paraqese edhe provat qe disponon, paska marre edhe miratimin e Partise Demokratike. Kjo eshte genjeshter fund e krye.

Partia Demokratike nuk ka bashkepunuar, negociuar apo rene dakord per kete ceshtje me Partine Socialiste dhe nuk do ta beje kete gje as ne te ardhmen sepse ne nuk mund te pranojme te shkelim Kushtetuten e vendit. Ky ndryshim eshte ide e Edi Rames qe synon te mbroje vehten, hajdutet e tij ne qeveri dhe kriminelet qe mban pas nga drejtesia dhe zemerimi qytetar.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?