Bllokimi i anijes ruse me me 22.500 tonë naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, Rithemelimi: Tradhëti e dyfishtë kombëtare nga Rama

21 Shkurt 2023, 13:08| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 13:35

  • Share

Rithemelimi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lejuar kontrabandën e naftës ruse në portet shqiptare duke iu referuar rastit më të fundit të kapjes së anijes që transportonte 22.500 tonë naftë në portin e Durrësit.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo tha se kapja e kësaj anije nuk mund të konsiderohet punë e mirë e policisë pasi dhjetëra anije të tjera lejohen të vazhdojnë shkarkimin.

Ajo tha se kryeministri, Rama ndryshe nga sa shfaqes si mbështetës i perëndimit, lejonte naftën ruse në portet e vendit tonë.

“Kapja e kësaj anijeje nuk mund të duartrokitet si punë e mirë e organeve ligjzbatuese, sepse siç dëshmojnë raportet mediatike dhe konfidenciale, për çdo anije të kapur disa dhjetëra lejohen të vazhdojnë shkarkimin. Anija e kapur me mijëra tonelata naftë vinte nga Rusia, një vend në sanksionet e ShBA dhe Bashkimit Europian.

Anijet me naftë ruse, apo nga zonat nën embargo si Libia e Siria, nuk janë tashmë një lajm i ri për kronikën policeske dhe mediatike. Me sa duket, Rama me oligarkët e tij e kanë në gojë Perëndimin sa për sy faqe, por pas shpine, sa herë u jepet rasti dhe për përfitime personale, bëjnë pakte me të gjithë armiqtë e vendeve të lira”-tha Garo mes të tjerash.

Sipas saj, hapja e portit të Durrësit dhe Adriatikut që Moska e ka ëndërr shekullore, është një tradhëti e dyfishtë kombëtare që i bëhet vendit.

Në 20 shkurt, u bë i ditur lajmi se 6 milje larg portit të Durrësit prej ditësh ishte bllokuar nga autoritetet, anija çisternë "Grace Felix" me 22.500 ton naftë kontrabandë në bordin e saj. Anija kishte destinacion "Romano Port" ku do të shkarkonte ngarkesën për llogari të kompanisë shqiptare "Bella Gaz" me pronar Ilir Bellën. 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 21/02/2023 16:49

    Me nje ndryshim jo te vogel. Qe Rama i kap, ndersa Saliu ishte vete ai qe e bente kontrabanden. Furnizuat per 5 vjet makinen vrasese te Sllobodanit ne Jugosllavi. Mos kujtoni se harrohen keto dhe shume gjema te tjera qe i ka bere PD me ne krye Saliun kombit shqiptar.

    Përgjigju
  • Ben1: 21/02/2023 15:52

    Wow.... Kjo dhe PDja kane ik per lesh... Keta me te vertete jane personazhe komedie Hajde votohi keta....

    Përgjigju
  • eli: 21/02/2023 14:48

    Haaahaaa sa e forte kjo!!!

    Përgjigju
  • asolingo: 21/02/2023 14:10

    Harruat ju budallenjte e pd(parti e debilave)se ne kohen e luftes ne kosove jepnit nafte te serbi,dhe tjetra eshte se Rama eshte shume here me i paster nga llumi juaj.Vetem kur te lodhet Rama si kryeminister atehere do fitoni zgjedhjet.Ju jeni nje grup analfabetesh,injorantesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?