Refik Halili, presidenti i Tiranës

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit

19 Prill, 21:25| Përditesimi: 19 Prill, 21:31

  • Share

Klubi i Futbollit Tirana ka reaguar në lidhje me lajmet për bllokimin e aksioneve dhe daljen e tyre në ankand për 1.6 milionë euro. KF Tirana bën me dije se ky është një dezinformim i qëllimshëm me prapavijë dashakeqe, që synon tjetërsimin e aseteve të klubit.

Ankandi i 66% të aksioneve të Tiranës nis për rreth 161 milionë lekë, ose afërsisht 1.6 milionë euro. Një shumë që vërtitet rreth borxhit që është përfolur më herët për klubin e Tiranës që i detyrohet kreditorit Abedin Treza, i cili njihet ndryshe edhe me mbiemrin Preza.

Reagimi i KF Tiranës:

Klubi i Futbollit Tirana, nëpërmjet këtij reagimi, kërkon të sqarojë opinionin publik për një dezinformim të qëllimshëm, që është përhapur në media, për sa i përket falimentit të klubit! Ky lajm, është pjesë e një skenari të qëllimshëm, totalisht spekulativ dhe me prapavijë dashakeqe dhe komploti, për të synuar tjetërsimin e aseteve të KFT.

Ju bëjmë me dije se ekipi ligjor dhe stafi i klubit, është në dijeni të plotë të këtij skenari dhe ka marrë të gjitha masat, për ta bllokuar dhe denoncuar në të gjitha instancat ligjzbatuese përfshirë dhe hapat ligjorë te ndjekjes penale.

Njëkohësisht, klubi thekson se këto janë çështje të cilat synojnë të dëmtojnë imazhin e Klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar se nuk ka asnjë problem likuiditeti.

Asnjë veprim abuziv dhe asnjë person, kushdo qoftë ai, nuk do mund të arrijë të realizojë skenarë që dëmtojnë interesat e Klubit të Futbollit të Tiranës si në aspektin administrativ, ashtu dhe në atë sportiv.

Sigurojmë të gjithë dashamirësit, tifozët, bashkëpunëtorët dhe partnerët, se Klubi i Futbollit Tirana, do të vazhdojë rrugëtimin e tij, për të arritur objektivat sportivë dhe se asgjë dhe askush, nuk mund dhe nuk do të cënojë ekzistencën, mbarëvajtjen apo edhe funksionimin e klubit.

Zyra për shtyp

KF Tirana

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flora keci: 20/04/2024 11:23

    Ju lutem mos merrni nëpër gojë një klub si sporte klub Tirana dhe një presidente klubi si zoti Refik Halili po ju them se njifem mirë me zotin Halili një njeri me zemër të lidhë dhe një njeri me shume integritet dhe personalitet dhe mirë thot një konge tironse lum për djalë që lindi nona zotin Ridi i ka vu shpatullat asaj Tironë prandaj e do shumë gjithë tirons okej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?