Plarent Ndreca

Kronikë

Bllokimi i aeroportit, juristi Ndreca: Të veprohet energjikisht për t’i bërë shembull këta agresorë të interesave publikë

8 Prill 2021, 12:02| Përditesimi: 8 Prill 2021, 12:06

  • Share

Prokuroria dhe institucionet ligjzbatuese duhet të veprojnë menjëherë që kontrollorët që kanë lënë punën në AlbControl të bëhen shembull. Apelin e ka bërë sot juristi që është njëherësh edhe kandidat për deputet në listat e PS për qarkun e Tiranës Plarent Ndreca.

Sipas tij këta janë agresorë të interesave publikë, të cilët padyshim kanë konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal, por ashtu të organizuar dhe të strukturuar janë në kufijt e kryerjes së një akti terrorist, të parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal!’

Duke iu referuar Kodit të Punës dhe atij Penal, Ndreca shkruan në facebook:

1. Kontrolli i trafikut ajror është një sektor jetik për të cilin nuk lejohet greva sipas nenit 197/5 të Kodit të Punës. 2. Të drejtat civile zgjidhen nëpërmjet negocimeve dhe gjykatave e jo duke marrë peng portën e vetme ajrore të Republikës së Shqipërisë! 3. Kontrata e tyre e punës e ka të parashikuar që mund të ndryshojë në mënyrë të njëanshme kur ka forcë madhore. Pandemia është një forcë madhore klasike.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria Shqiptare duhet të veprojnë energjikisht për t’i bërë shembull këta agresor të interesave publikë, të cilët padyshim kanë konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal, por ashtu të organizuar dhe të strukturuar janë në kufijtë e kryerjes së një akti terrorist, të parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal!

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 09/04/2021 07:42

    Nese ligji duhet te veproj menjehere i pari qe duhet te ndeshkohet eshte like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni, lulka e gjithe ata pseudo politikan qe i perkrahin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?