Foto ilustruese

Bllokimi i 10 mijë maskave në doganën greke/ Ruçi dhe homologët e Ballkanit Perëndimor letër BE: Lejoni eksportin e pajisjeve mjekësore në rajon

26 Mars 2020, 09:25| Përditesimi: 26 Mars 2020, 10:36

  • Share

TIRANË- Një ditë pas bllokimit në doganën greke të 10 mijë maskave që kishin destinacion Shqipërinë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe homologët e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor i janë drejtuar me një letër Bashkimit Europian. Ato kërkojnë që vendet e Ballkani Perëndimor të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian si dhe të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga burimet  e BE-së të përdoren për të luftuar pandeminë COVID-19.

Kryeparlamentarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në letrën drejtuar Presidentit të  Parlamentit Evropian, David Sassoli dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u propozojnë Parlamentit dhe Komisionit Europian disa masa shtesë për luftën ndaj pandemisë në rajon.

“Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës së pandemisë COVID-19,  numrin e personave të infektuar dhe pajisjet e pamjaftueshme mjekësore të vendeve tona, sot, më tepër se kurrë, kemi nevojë për solidaritet, një qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët. Ndaj, kërkojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor: Të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e paisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian dhe të përfshihen në skemën e autorizimit të eksportit BE-së;  Të kenë akses në prokurimin e përbashkët me BE-në të paisjeve mjekësore për të luftuar pandeminë; Të  lejohen që një pjesë e fondeve  të Programit  IPA II dhe të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga burimet  e BE-së të përdoren për të luftuar pandeminë COVID-19.  Veç masave të propozuara, në emër të parlamenteve të vendeve tona, mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruhet në letrën e kryeparlamentarëve të rajonit.

Letra është nënshkruar nga Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; Denis Zvizdic; Kryetar i Dhomës së Përfaqësueve të Bosnjë- Hercegovinës dhe Dragan Covic, Kryetar i Dhomës së Popujve të Bosnjë-Hercegovinës; Vjosa Osmani,Kryetare e Kuvendit të Kosovës;  Ivan Brajovic, Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi; Talat Xhaferi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut; Maja Gojkovic, Kryetare e Parlamentit të Serbisë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir: 27/03/2020 00:56

    E treguan veten edhe nje here bythzinjte e azise...!

    Përgjigju
  • Cami: 26/03/2020 17:03

    Edhe une nga Vlora jam dhe them se ky patrioti im ka te drejt. Mbyllni kufijt me ata qelbesirat .dhe mos I hapni me kufijt me ta

    Përgjigju
  • Kafsha Vlore: 26/03/2020 10:17

    Mbyllni perfundimishte kufijte me grekoturqite lekurgështënjëtë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?