Bllako dhe Subashi në SPAK për inceneratorët, Tabaku: Të dhënat që po bëhen publike presion mbi prokurorinë, e inkurajojmë të vazhdojë punën

18 Shkurt 2022, 16:20| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 16:37

  • Share

Jorida Tabaku ka komentuar marrjen ne pyetje të Alqi Bllakos dhe Armando Subashi nga SPAK për inceneratorin e Fierit. tabaku tha se inkurajon punën e SPAK, ndërsa shton se të dhënat që po bëhen publike çdo ditë në komision e kanë vendosur SPAK para presionit publik.

"Unë nuk jam në dijeni atë asaj që bën SPAK por inkurajoj të vazhdojë punën, unë besoj se të gjitha këto të dhëna që po bëhen publike po vendosin presion publik për SPAK-un dhe këdo që ka vendimmarrje për të marrë masa. Në Fier po kryhet vepër penal, janë paguar 23 mln euro dhe nuk dihet ku kanë shkuar.  Të gjithë dosjen hetimore do e dorëzojë para SPAK sapo ky komision të përfundojë", tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

Hetimi për inceneratorët, Alqi Bllako dhe Armando Subashi në SPAK! Kreu i Bashkisë Fier dëshmoi për 5 orë: Dhashë deklarimet e mia, do i përgjigjem prokurorisë sa herë të më kërkojnë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?