Blinte në biznese me dollarë false, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë! Ishte organizator i grupit prej 4 personash

28 Qershor 2022, 09:25| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 10:29

  • Share

Organizatori i grupit që falsifikonte kartmonedha 50 dollarëshe false dhe blinte në subjekte të ndryshme tregtare në Tiranë dhe Korçë është vënë në prangat e policia. Leone (Luan) Duka, 46 vjec u arrestua nga policia e Tiranës, ndërsa 2 muaj më parë u arrestuan 3 persona të tjerë, pjesë e grupit që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit fizik, 46-vjeçarit i është gjetur një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që ai përdorte. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Nuk është hera e parë që Luan Duka arrestohet për falsifikim monedhash. Në vitin 2017 u vu në pranga ndërsa u sekuestruan 11 mijë euro të dyshuara të falsifikuara. Së bashku me të u arrestuan edhe 2 persona të tjerë të identifikuar si:

Agron Rrucaj 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike. Nafie Miraka, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan, Gramsh, me banim të përkohshëm në Tiranë.
 
U zbuluan, pasi mashtruan kambistin në Gramsh 

Aso kohe, tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në pikën ‘Exchange’ të N.K. në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartëmonedha, me prerje 100 Euro false. Pronari i pikës së ‘Exchange’ pas dyshimeve për prerjet e kartëmonedhave ka njoftuar policinë, e cila ka arrestuar tre personat në afërsi të fshatit Gostimë, teksa po ktheheshin me mjetin tip "Peugeot".

Gjatë kontrollit në makinë tre personave u janë gjetur dhe sekuestruar 11.000 Euro të dyshuara të falsifikuara.  

Komento

Komente

  • fredi: 28/06/2022 09:47

    ky zotnia leone duka i ka nja 4 denime per falsifikime parash edhe per 2 muaj esh jasht hekurave perseri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?