Anthony Blinken

Blinken sot në Izrael, takohet me Netanyahun, kërkohet armëpushim i menjëhershëm

22 Mars, 09:44| Përditesimi: 22 Mars, 09:47

  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë sot Izraelin, në përpjekje për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm dhe të menjëhershëm në Gaza si dhe për të penguar një ofensivë ushtarake në Rafah.

Ai pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e luftës së Izraelit. Ndërsa po sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së përgatitet të votojë mbi një projekt-rezolutë të SHBA-së që bën thirrje për një armëpushim "të menjëhershëm".

Udhëtimi i Blinken  përkon me rifillimin e bisedimeve në Doha që synojnë të sigurojnë një marrëveshje për një armëpushim të lidhur me lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Takimet e Blinken pritet të jenë të tensionuara, ndërkohë që Netanyahu ka deklaruar në vijimësi se një sulm, në Rafah do të ndodhë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?