Shpalli 'non grata' Berishën! DASH: Blinken javën tjetër në Tiranë! Rithemelimi: Po të jetë e vërtetë vizita do të ketë efekte nukleare për ne

9 Shkurt, 16:50| Përditesimi: 9 Shkurt, 22:59

  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njeriu i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën  'non grata' nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë do të udhëtojë drejt Tiranës javën e ardhshme. Njoftimi për vizitën e tij u bë e ditur nga Departamenti amerikan i Shtetit, dhe bëhet me dije se do të vizitojë Tiranën më 14 shkurt.

"Sekretari Amerikan i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës" shkruhet në njoftimin e faqes zyrtare DASH

E pikërisht njoftimi për vizitën e tij të Departamentit Amerikan të Shtetit shkatërroi përfundimisht humorin e Rithemelimit.

Sot duke e konsideruar vizitën e Blinken një lajm të rremë e të sajuar nga ‘dëshpërimi i qeverisë’ Alfred Lela, zëdhënësi i të arrestuarit Sali Berisha komentoi për Syri: Vizita e nr. 2 të qeverisë amerikane në Tiranë është lajm i bujshëm, edhe në kushte normaliteti politik. Në anormalitetin ku jemi, shkaktuar në pjesën më të madhe edhe nga vendimi, po i Sekretarit Blinken, për të shpallur non-grata Sali Berishën, vizita e tij do të kishte efekte nukleare”.

Tani qe vizita u konfirmuar zyrtarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit presim rezultatet e kësaj bombe atomike për të ardhme politike të Berishës dhe klanit të tij. Kujtojmë se shpallja non grata nga SHBA u shoqërua me një sulm frontal nga Berisha në adresë të Blinken.

Kjo është vizita e parë sekretarit amerikan Blinken në Shqipëri. Në Gjermani, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ku do të diskutojë për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe sigurinë transatlantike, bëri të ditur DASH. Po ashtu sekretari Blinken ka qenë aktiv përmes mesazheve për de-eskalikin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, shtatorin e vitit të shkuar.

Antony Blinken do të bëhet Sekretari i gjashtë amerikan i Shtetit që vjen në Shqipëri për një vizitë zyrtare, pasi më parë në Tiranë kanë shkelur James Baker, Madeleine Albright, Collin Pwell, Hillary Clinton dhe John Kerry.

Ora 22:57
Antony Blinken në Tiranë, do të takohet me kreun e SPAK Altin Dumanin

1707501877_antonyblinken.JPG

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njeriu i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën  'non grata' nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë do të udhëtojë drejt Tiranës javën e ardhshme më 14 shkurt. Lajmi u konfirmua nga vetë DASH.

Përmes kësaj vizite sekretari Blinken synon të ritheksojë mbështetjen amerikane ndaj prokurorisë speciale SPAK. Sa i përket se kë do të takojë të Blinken në Tiranë, sugjerohet se në agjendën e deritanishme parashikohen vetëm dy takime. Me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK Altin Dumani, raporton Top Channel.

Sekretari Blinken po ashtu do të takohet me stafin e ambasadës amerikane në Tiranë për ti falënderuar, në përçimin dhe zbatimin e direktivave të DASH në forcimin e demokracisë shqiptare e përmbushjen e një prej prioriteteve të administratës Biden, luftën ndaj korrupsionit në nivel global.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vëzhguesi: 10/02/2024 13:09

    Nivel i ulët i mediave që i'a uli farë pjacën axhedës së Blinken! Po çfarë janë këto broçkulla Blinken figura e dytë e SHBA pas presidentit do takoj një drejtues provizor të në strukture hetimore prokurorie. Mos na shkrin së qeshur...Kulmi i fantazisë. SHBA i intereson qetsia në Ballkan dhe shmangjet e konflikteve e po pjerdhë pë loqe si tipi i dumanrave dhe drejtësinë shqiptare. Ai nuk e di se ka Duman e shejtan në Shqipëri dhe as me sy nuk ka mundësi ta shikoj Dumani vetëm në TV.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 10/02/2024 13:05

    Vjen per vizite Nr2 i USA,Sekretari Departamentit Blinken...ne opoziten e fameshme shqiptare ka rene zia,ne Kryeministrine Rilindase ka heshtje mortore,ne zyrat e Rilindjes degjohen tinguj të marshit funebër.....mbi 80% e popullit shqiptar gëzon në mendje e zemër duke vlersuar se TERMETI 11 BALLË DO TË NA NDRYSHOJ JETEN DHE KESAJ RADHE NUK DO TE ZHGENJEHET NGA PRITSHMËRITË E VETA....

    Përgjigju
  • Boge: 09/02/2024 23:12

    Jena me fat qe na ka marr Amerika ne patronazh.Krijimi "SPAK" nje arritje e madhe per Shqipnin.Nje pjes e hajnave po arratisen dhe nje pjes po perfunojn neper burgje.

    Përgjigju
  • agron: 09/02/2024 22:55

    do ti lutemi SPAK ti japi leje saliut ta takoi

    Përgjigju
  • Drenica: 09/02/2024 21:54

    Të shpallet non grada agjenti serbo-rus Albin Malazesi.

    Përgjigju
  • Arben: 09/02/2024 20:21

    Ta çojë punën deri në fund tani! Blinken duhet të shpallë non grata çdo deputet të Rithemelimit si dhe Lulzim Bashën për korrupsion! Vetëm kështu ka shpresë Shqipëria!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 09/02/2024 19:07

    Mbi 80% e popullit shqiptar brenda e jashte Shqiperise pret EFEKTET E NUKLEARE te vizites se Sekretarit USA Blinken...dhe keto EFEKTE NUKLEARE JANE JO VETEM PER RITHEMELIMIN POR EDHE PER RILINDJEN E EDVINITOLSIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?