Antony Blinken

Blinken do të vizitojë Greqinë, fokus i diskutimeve janë avionët F35 që Athina kërkon të blejë

5 Janar, 11:15
  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të vizitojë Greqinë në ditët në vijim, siç raporton Lena Argiri, korrespondente e Ekathimerini në Uashington, duke cituar burime të mërkurën. 

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se Blinken pritet të ketë një takim të shtunën me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Kjo vjen pas një njoftimi të ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan i cili tha se Blinken ka plane të vizitojë Turqinë në të njëjtën ditë për t'u angazhuar në diskutime për çështje dypalëshe dhe rajonale.

Blinken do të jetë në Chania pasditen e së shtunës, ku do të takohet me kryeministrin grek dhe ndër të tjera do të diskutohet edhe për çështjen e avionëve F35 që Athina kërkon të blejë nga SHBA.

Ndërsa siç theksojnë mediat greke, ministri i Jashtëm amerikan thuhet se do të takojë presidentin turk Erdogan për të biseduar çështjen e miratimit që duhet të japë Ankaraja për anëtarësimin e Suedisë në NATO, veprim që pritet prej muajsh dhe vonesa e të cilit ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Uashington dhe një klimë të rëndë e reagime në Kongres.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?