Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deklaratave të sekretarit të DASH, Athony Blinken i cili dënoi ashpër aksionin e policisë në veri të Kosovës dhe i bëri thirrje Kurtit të tërhiqet nga provokimet.
Osmani shkruan se veprimet e policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale dhe bandave kriminale të Vuçiçit në veri të Kosvoës janë legjitime dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve pa dallim.
“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës). Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë. Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!”- shkruan Osmani në facebook.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri, SHBA dhe BE: Kosova të ndalë veprimet e dhunshme, do ketë pasoja! Kurti e Osmani: Mbrojmë integritetin territorial të vendit
B.V/ReportTv.al