Antony Blinken dhe Wang Yi

Blinken bisedë telefonike me homologun e tij kinez, në fokus marrëdhënia SHBA-Kinë dhe lufta në Lindjen e Mesme

6 Dhjetor 2023, 11:11
  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, diskutoi udhëtimin e tij të fundit në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet diplomatike të SHBA-së me Kinën, me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, sipas një deklarate nga Departamenti i Shtetit i SHBA.

Kreu i diplomacisë kineze njoftoi sot se promovimi i marrëdhënieve të shëndetshme dhe të qëndrueshme midis Kinës dhe SHBA-së është një detyrë e rëndësishme për Pekinin, në një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit amerikan Anthony Blinken, raportojnë mediat e huaja.

Diplomatët shkëmbyen mendime mbi konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit dhe ranë dakord të vazhdojnë të diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme kineze, duke shtuar se Wang theksoi gjatë bisedës se gjëja më e rëndësishme për momentin është përfundimi i luftës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?