Tifozët e Anglisë

'Blindohet' Napoli, autoritetet frikë nga huliganët! Luhet sot Itali - Angli

23 Mars 2023, 15:49| Përditesimi: 23 Mars 2023, 15:51

  • Share

Kombëtarja e Italisë dhe Anglisë do luajnë sot në 20:45 për kualifikueset e Europianit 2024. Në "Diego Armando Maradona" në Napoli, dy skuadrat kërkojnë ta nisin mirë grupin C, teksa autoritetet kanë frikë për sigurinë. Problemet e mëparshme mes dy tifozerive, duke përmendur finalen e Europianit 2020 në Londër, kanë detyruar autoritetet që të marrin masa të shtuara për sigurinë.

Policia italiane dhe Scotland Yard po punojnë së bashku për të parandaluar një përplasje mes tifozëve . Autoritetet italiane janë të prirura të shmangin incidente të mëtejshme pasi tifozët e Napolit dhe Eintracht u përplasën në Napoli përpara ndeshjes së Champions League javën e kaluar.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se policia italiane dhe Scotland Yard po bashkëpunojnë për të ruajtur rendin dhe paqen, teksa rreth 2500 tifozë anglezë pritet të mbërrijnë në Itali për ndeshjen kualifikuese të Euro 2024. Policia angleze do të kontrollojë tifozët dhe do të konfiskojë rripat e tyre përpara se të largohen nga Britania e Madhe, ndërsa homologët e tyre italianë do të monitorojnë rreptësisht rrugët në Napoli, ku shumica e tifozëve anglez kanë rezervuar akomodimin në hotel.

Klima ka qenë e tensionuar nga huliganët, duke bërë që një ndeshje miqësore mes ultrasve të dy skuadrave të anullohej.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?