Blic tek agro-ushqimori në Kashar, 4 administratorë të shumicës abuzim me çmimet e fatura (i denoncuan tregtarët e pakicës)

17 Mars 2020, 15:17| Përditesimi: 17 Mars 2020, 15:23

  • Share

TIRANË - Kushdo që abuzon me çmimet në këto ditë të vështira që Shqipëria po kalon nga situata e COVID-19, do t'i bllokohet aktiviteti dhe do të vihet në hetim. Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe policia kanë bërë kontrolle të befasishme në terren, ku në Tiranë janë vënë në hetim 4 administratorë të pikave të shumicës në tregun  agro-ushqimor në Kashar, Tiranë, nëpërmjet përpilimit të faturave fiktive. Personat në hetim janë: K. Y., 43 vjeçe, M. S., 26 vjeç, I. B., 32 vjeç dhe A. XH., 44 vjeç, të cilët dyshohen se kanë përpiluar fatura tatimore me shitje fiktive të çmimit të produkteve që i tregtojnë pikave të pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre, si dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre tregtar, duke mos e pasqyruar me dokumentacionin përkatës.

Pas hetimit me metoda speciale, nëpërmjet ndjekjes së linjës të tregtimit të fruta-perimeve (kryesisht të produkteve mollë, portokalle, limonë), u ushtrua kontrollet përkatëse, bazuar në deklaratat e disa subjekteve (tregtar të pikave të pakicës).  Ata do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës,  për veprat penale “Fshehja e te ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Manipulim i tregut”.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • eri: 17/03/2020 22:12

    MBYTINI NE GJOBA QENTE....

    Përgjigju
  • SUPER: 17/03/2020 20:02

    KJO HERA E PARE QE SHTETI ASHT VU NE LEVIZJE ME DERGIMIN E ADMINISTRATOREVE NE PROKURORI,SE RRITJE CMIMESH TE FRUTA PERIMEVE NA KANE BA PER CDO FESTE SHUMICE-PAKICE.MA MIRE VONE SE KURRE,TE KENE ME I HY EDHE KARBURANTEVE ME KENE.

    Përgjigju
  • Haram: 17/03/2020 15:30

    Burgun e kan pak.. te abuzosh keto dite eshte krim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?