Blic në Durrës/ Në hetim 2 farmaciste, shisnin dezinfektantë pa kupon tatimor me çmime abuzive (VIDEO)

15 Mars 2020, 08:55| Përditesimi: 15 Mars 2020, 09:01

  • Share

DURRËS - "Medikamenti" është koduar një operacion policor në Durrës në disa farmaci të qytetit, për të parandaluar tregtimin me çmime abuzive dhe duke fshehur të ardhurat, një shembull i keq që ndiqet duke shfrytëzuar situatën e vështirë me COVID-19 në Shqipëri.

Policia e Durrësit njofton se janë vënë në hetim në gjendje të lirë 2 pronare të farmacive, për veprën penale "Fshehja e të ardhurave”; S. L., 32 vjeçe, banuese në Durrës dhe E. D., 40 vjeçe, banuese në Shijak, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në lagjen Nr. 13, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi dezifektantësh për duart (xhela antibakterial) pa faturë tatimore, të cilët shiteshin me çmime abuzive, si dhe në farmacinë në lagjen Nr. 4, u konstatuan shitje pa kupon tatimor.

"Kontrollet e befasishme do vijojnë në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe përfitimit nga situata e krijuar duke abuzuar me çmimet jo vetëm të medikamenteve, por të çdo produkti për konsum nga qytetarët", njofton policia.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Me ndimone: 15/03/2020 12:13

    UZnove

    Përgjigju
  • Populli: 15/03/2020 10:22

    Duhen kontrolluar farmacistet ne gjithe Shqiperine we spekullojne me cmimet ne menyre te tmerrshme dhe kriminale.. 7 mije lek te vjetra bleva para dy ditesh nje flakon Alkohol... Spekullon shteti qe prej 7 vitesh shlefteson rrogen e punonjesve e cila jo vetem qe nuk rritet asnje qindarke ne mesataren e saj por eshte reduktuar ne 50% te vleres ne raport me cmimet e te gjithe artikujve dhe sherbimeve qe ne pjesen me te madhe jane 100-fishuar ... Ky lloj trajtimi eshte antihuman... Kjo i largon njerezit qe te roberuar ne vendin e tyre kthehen ne emigrante skllever ne vendet europiane..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?