Bleu në dyqan me 50 euro false, arrestohet në Sarandë 20-vjeçari nga Kosova! Në Ksamil plagosje me thikë

23 Korrik 2020, 13:35| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 13:36

  • Share

Një 20-vjeçar me inicialet D. Sh është arrestuar në Sarandë pasi akuzohet për 'falsifikim monedash'. Personi në fjalë ka blerë disa gjëra në një dyqan, duke i dhënë shitësit një kartëmonedhë me prerje 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ndërkohë ditën e sotme rreth orës 12:10, në një restorant në Ksamil është goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasi K. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?