Bleu 8 vota me 40 mijë lekë në Himarë, GJKKO cakton seancën e parë të gjyqit ndaj Fredi Belerit

3 Tetor 2023, 12:43| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 13:13

  • Share

Gjykata e Posaçme caktoi 12 tetorin si datë për seancën e parë të procesit gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryebashkiak i zgjedhur në Himarë, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje. Dosja e SPAK në ngarkim të tij do të shqyrtohet nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela, pasi prokuroria përfundoi hetimet dhe e dërgoi çështjen për gjykim me të pandehur edhe Pandeli Kokaveshin, ish-anëtar i shtabit të Fredi Belerit.

Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e dosjes për gjykim ndërkohë që Beleri ka kërkuar 6 herë zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, por është refuzuar nga gjykata. 

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ALI PASHA: 03/10/2023 12:51

    Akoma nuk ka shkuar në HAPSANE ky kulish?Nuk e kuptoj përse jepet dhe me fotografi lajmi,sps në vënd të fotografis të tij të shkruhej KRMINELI i pa ndëshkuar.Në mos ndodhtë ndonjë katraurë dhe delë i pa fajshëm,se ka mjaftë afije të esfalisë në SHQIPËRI dhe në....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?