Blerta Zhegu këndon “Plaisir
d’amour” në Uni. e Arteve

4 Maj 2013, 05:53| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - “Plaisir d’amour” titullohet koncerti që pritet të vijë pas disa ditësh në skenën e Universitetit të Arteve. Koncerti recital i sopranos Blerta Zhegu është i pari i këtij lloji që zhvillohet pas disa vitesh në vendin tonë, pasi performanca të tilla recitale të muzikës klasike i kanë munguar skenës operistike shqiptare.

Një program i përzgjedhur me kujdes për publikun prej disa ditësh ka vënë në punë sopranon, e cila duket se tashmë është në momentet e fundit të provave. "Plaisir d'amour" J. P. Martini, “L'heure exquise" R. Hahn, "Notre amour” etj, janë disa nga pjesët e veprave që do të interpretohen në koncertin e datës 9 maj.

Sopranoja Blerta Zhegu ka dhe të tjera interpretime në skenën operistike të TOB, duke qenë pjesëmarrëse në disa prej veprave më të mira operistike që janë vënë në skenë. Në këtë koncert ajo vjen e shoqëruar dhe nga pianistja Lirika Pula Kasapolli.

Blerta Zhegu i fillon studimet në klasën e Mjeshtres Nina Mula dhe i mbyll ato me rezultatet maksimale (10/10). Pak muaj më parë Blerta Zhegu pati sukses me rolin e Adinës në "Elisir d'amore" dhe "Carmina Burana" në Teatrin e Operës së Tiranës.

Në nëntor të 2012 ishte e ftuar në Quito, Ecuador për të kënduar simfoninë e 4 të G. Mahler. Gjatë kësaj kohe ajo ka bashkëpunuar me muzikantë të ndryshëm si Nathalie Marin, Oleg Arapi, Nicolas Cante, Edmond Doko, etj. Koncerti i cili sjell në skenë krijimtarinë klasike ka mbështetjen e Ambasadës së Francës në vendin tonë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?