Blendi Klosi: Profesioni, rruga e
vetme e emigrimit në Gjermani

11 Shkurt 2016, 08:02| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - BE ofron mbështetje prej 30 milionë eurosh për arsimin profesional në Shqipëri. Por si funksionon hallka që lidh arsmin profesional me tregun e punës? Ministri shqiptar i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, flet në këtë intervistë dhënë Deutsche Welle-s mbi punësimin në Gjermani, të riatdhesuarit si edhe shanset e shkollimit profesional.
 
Z. Ministër, numri i azilkërkuesve të riatdhesuar në Shqipëri nga autoritetet gjermane po rritet. Çfarë masash po merren nga Ministria juaj, që të riatdhesuarit dhe familjet e tyre të rifillojnë jetën në Shqipëri dhe njëherazi të shmangen tentativa të mundshme emigrimi të paligjshëm?
Kjo është një çështje shqetësuese për Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, (MMSR) jo vetëm në kuadër të strategjisë dhe perspektivave të punësimit por edhe të krizave sociale, që përfshijnë individë dhe familje që iu futën rrugës së emigrimit të paligjshëm, pasi një pjesë të madhe të kursimeve të tyre ata i harxhuan në tregun ilegal të transportit të emigrantëve. Ne po punojmë fort për mundësira të tjera për të rinjtë shqiptarë, qofshin ata që kthehen ose jo nga emigracioni, që të mos zgjedhin rrugën ilegale për të shkuar në Gjermani e vendet e Europës së fortë ekonomike, por që të kenë mundësi që nëpërmjet arsimimit profesional, kualifikimeve, marrjes së një zanati, zejeje më shumë të jenë të gatshëm për një treg më normal pune.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?