Foto ilustruese

Kronikë

Blendi Gonxhja tregon skenën e frikshme: Prindi me 80-100 kmh me të birin 'sanduiç' mes tij e timonit, sa më pa e hodhi në sendiljen e pasagjerit

2 Korrik 2021, 22:27| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 22:41

  • Share

Shpejtësia e lartë është një nga shkaqet kryesore për aksidentet rrugore. Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja tregon një skenë të frikshme që ka hasur në Sauk, ku një prind sipas tij me shpejtësi 100 km në orë mbante para vetes në timon fëmijë i cili mund të ishte 6 ose 8 vjeç.

Sapo ka parë reagimin e Gonxhjas, prindi në timon, e ka hedhur fëmijën në sendiljen e pasagjerit pa i vendosur rrip sigurimi. Këtë skenë të frikshme Gonxhja thotë se nuk arriti që ta filmonte.

“Kthehesha nga puna, në unazë, segmenti Sauk-TEG, një Volvo SUV hyn në parakalim në kthesë pa sinjal, e arrij dhe ç’të shikoj! Fëmija 6-8 vjeç në timon, koka e fëmijës trupimët te xhami, prindi shofer po argëtohej me 80-100 kmh me të birin sandviç mes tij dhe timonit!

 I bëj shenjë me kujdes: -je çmendur? A je në vete?!!! Reagoi duke e hedhur fëmijën te krahu i pasagjerit, në këmbë, i pa lidhur me rrip sigurimi, në ecje! Prindi një mesoburrë, mbeta pa fjalë, i shokuar dhe i trishtuar.

Nuk arrita të filmoja dot skenën por hyra në shtëpi gjakprishur. Imagjinoni çfarë shembulli merr ai fëmijë, truri i tij sfungjer që krijon që tani nocionet më të gabuara, rreziku, papërgjegjshmëria, kurajo e atij prindi në mes të ditës në një nga akset më të trafikuara të kryeqytetit, tmerr", shkruan Gonxhe.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?