Foto ilustruese

Blegtoria në rënie/ Qeveria lehtëson blerjen nga jashtë të bagëtive, hiqet TVSH-ja në import për kafshët e gjalla

1 Nëntor 2023, 09:26| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 11:40

  • Share

Kriza që ka përfshirë sektorin blegtor ku numri i bagëtive është në rënie të thellë, ka detyruar qeverinë të lehtësojë importin e kafshëve.

Si pjesë e paketës fiskale të vitit 2024 qeveria ka parashikuar që të bëjë ndryshime në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar i cili parashikon përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar për importimin e mëshqerrave dhe insekteve.

Propozimi për të hequr TVSH-në në import për gjedhë, dhen, dhi, derra dhe njëthundrakë është bërë nga deputeti i PS-së Erion Braçe. Sipas relacionit ky ndryshim i bërë, synon nxitjen e importit të tyre me qëllim, rritjen e numrit të krerëve në vendin tonë, zhvillimin e sektorit të bletarisë, stimulimin e prodhimit bio dhe përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme.

“Ky propozim synon nxitjen e importit të mëshqerrave dhe insekteve (përfshirë edhe bletët), me qëllim rritjen e numrit të krerëve në vendin tonë, zhvillimin e sektorit të bletarisë, stimulimin e prodhimit bio, duke eliminuar përdorimin e hormoneve dhe praktikave të zakonshme, si dhe përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme, e cila, për rrjedhojë, do të ndikojë pozitivisht në, rritjen e cilësisë së produkteve dhe përmirësimin e imazhit të produkteve vendase, brenda dhe jashtë Shqipërisë”, thuhet në relacionin e projektligjit për ndryshimin e TVSH-së.

Buxheti i shtetit do të humbasë ka ky përjashtim vetëm 155 milionë lekë.

Blegtoria në vitet e fundit ka shënuar rënie në vend për shkak të shpopullimit të zonave rurale dhe jo vetëm. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2022 numri i krerëve të bagëtive që prodhojnë qumësht, gjedhë, dele dhe dhi pësoi rënie me 8.3% në krahasim me vitin 2021.

Rënia më e madhe u regjistrua tek gjedhi që pati 39 mijë krerë më pak se në 2021. Po ashtu edhe numri i deleve, derrave apo pulave u ul ndjeshëm në vitin e kaluar, duke u përkthyer në rritje të çmimit për produktet e bulmetit dhe të mishit për konsumatorët pasi ka më pak prodhim.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 01/11/2023 09:49

    Cthua keshtu,po na habit e bubit fare. Si mund te ndodhe keshtu kur qeveria jone e lartmadheris tij/saj eshte e para dhe e vetmja ne rruzullin tokesor qe NGRITI AKADEMINE E BARINJVE SHQIPTAR.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?