Motrat që humbën jetën në aksidentin në Vlorë

Opinion

Bledi Mane: Ishin nisur drejt plazhit, përfunduan në parajsë! Një engjëll pret te porta dy motrat e vogla

25 Qershor 2021, 14:04| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 14:06

  • Share

Një prej nesh, një kriminel, një gangster shpejtësie dhe pakujdesie përplasi me makinën e tij një makinë të pafajshmish. Familja Gushi sot u shua krejtësisht. Në fillim vdiq vajza e vogël Eva 9 vjeçe, motra tjetër 14 vjeçe Anastasia mbylli sytë e dyta, i treti dha shpirt babai Eduarti 44 vjeç dhe në fund vdiq me merakun e të treve nëna, Silvana 33 vjeçe.

Udhëtimi me makinë e tyre ndaloi por edhe udhëtimi i familjes drejt parajsës ndaloi. Te shkallët e hyrjes një engjëll i purpurt klithte e bërtiste:

-Kush i solli kaq shpejt këto dy vogëlushet e pafajshme në parajsë?

Ndërkohë mbi tokë gangsteri që i vdiq është gjallë dhe po bën gati sa lekë do i japë policit, prokurorit dhe gjykatësit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?